web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Ngjela: Rama ka frikë nga Blushi, PS me dy koka

18 Mars 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela, duke e cilësuar rivalitetin brenda një partie si sëmundje të vjetër, tha se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk zhvillon zgjedhje për postin e kryetarit pasi sipas tij ka frikë nga kandidati Ben Blushi. Në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Ngjela tha se në PS kishte një kokë, ndërsa tani u bënë dy.

Kjo është sëmundje e vjetër që se pranojnë rivalitetin, të konsiderojnë si kundërshtar, nuk kemi risi këtu. Nuk ma ha mendja që PS kishte dalë nga kjo lloj psikologjie. Vimë te frika. A ka Rama frikë? Natyrisht. A fiton, unë them mbase ka frikë që nuk fiton. Por pyetja është cili është konkurenti që po i prish karrierën politike, del që është Blushi. Si i ka kapitalet në popull atëherë duhet ta drejtojë Blushi që të marrë zgjedhjet e 2017. Nëse Blushi fiton zgjedhjet jam me Blushin, por unë s?kam vend në PS. Problemi në Partinë Socialiste kishte një kokë tani befas u bë me dy.“, u shpreh Ngjela





Lajmet e fundit nga