Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero Baze, i cili u binte këmbanave të alarmit, lidhur me një ligj që po harton qeveria Rama, “për disiplinimin” e mediave online.
Si njëri nga gazetarët që e ka provuar egërsisht në kurriz dhunën e pushtetit, duke pranuar të ngërthehet në një luftë me të gjitha llojet e armëve kundër tij, Baze, e ka ndjerë shpejt rrezikun e kësaj masakre që po i qëndron si shpatë mbi kokë mediave më të reja të këtij vendi.
Ndaj, ai, i kishte zbërthyer në detaje shumë nga kundërthëniet absurde të këtij projekti.
Mjafton vetëm njëra prej tyre, ajo që theksonte se kjo nismë bie ndesh me kushtetutën e këtij vendi, që garanton një shtyp të lirë, për ta bërë atë jo vetëm nul, por edhe të dyshimtë.
Dhe pikërisht këtu, tek dyshimi që lind mbi këtë nismë, dua të ndalem për të shpjeguar se përse po e kërkon atë qeveria e Rilindjes.
Kur socialistët u rikthyen në pushtet, për herë të dytë në këtë çerek shekulli demokraci, ashtu si pas vitit ?97, ata u shoqëruan nga aureola e një çlirimi të shoqërisë, e cila pillte automatikisht edhe një frymëmarrje më të madhe në media.
Por nëse ngritja në pushtet e Nanos eci krahpërkrah me lindjen dhe zhvillimin e TV-ve private, ajo e Ramës u shoqërua nga një tjetër proces: lulëzimin e mediave online.
Shumë gazetarë të njohur, grupime reporterësh kronike dhe politike, kulture dhe sporti, mode dhe showbizi, vendosën t’u thonë “mjaft” gazetave të ngritura mbi parimin “Një pallat, një media”. Ata vendosën të shkëputen nga zgjedha e oligarkëve të shtypit, për të kërkuar më shumë liri dhe më shumë hapsëira për profesionin e tyre.
Natyrisht, beteja qe më e lehtë, sepse mediat online (lapsi.al është njëra prej tyre) kanë kosto ku e ku më të lira. Për to nuk duhen shpenzime të mëdha teknike, pagesë shtypshkronje, transporti gazetash, përqindje për shitësit në kioska e kështu me radhë.
Ky revolucion i mundësuar nga zhvillimi teknologjik, solli me vete edhe një oportunitet të ri. Pushteti i informacionit, u largua nga ndërtuesit e pallateve, nga shkatërruesit e bregdetit, nga gjobaxhijtë e bizneseve dhe sekserët e politikës, për t’u rikthyer (së paku përkohësisht) në duart e gazetarëve. Ata (me të mirat dhe qindra mëkatet e tyre) u ribënë drejtues realë të mediave të reja që kishin themeluar vetë.
Kështu, nëse ardhja e parë e socialistëve në pushtet, prishi monopolin e të vetmit ekran shtetëror, TVSH-së të drejtuar nga militantë të tipit Buçpapaj, Pollo, Sakajeva, rikthimi i tyre i dytë u shoqërua me zbehjen e pushtetit të Koçove, Sandërve, Irfanëve.
Lindja dhe shumimi i mediave online, jo vetëm nxorri në pah fallcitetin e makinerisë së tyre të propagandës, të ngritur vetëm për përfitime familjare, por njëkohësisht zbehu edhe monopolin mbi informacionin që i përcillet publikut.
Nuk është rastësi që sot, pjesa më e madhe e skandaleve të qeverisë së re, e aferave të saj korruptive, e tenderave për miqtë dhe koncesioneve për klientët, janë zbuluar dhe denoncuar nga mediat online.
Nuk është rastësi që sot, të gjitha ?mediat e vjetra? nuk kanë më as minimumin e ndikimit (për të mos përmendur për arsye etike Lapsin), që ka faqja online e BIRN-it.
Megjithëse kanë në dispozicion emisione investigative, me dhjetra të punësuar, tolk show të pafundme, redaksi lajmesh të mbushura me reporterë të tredhur, mediat tradicionale janë kthyer në unanimitet në krehëse bishti të qeverisë.
Prandaj Edi Rama, ndryshe nga pushteti i parë i socialistëve, nuk ka vetëm një problem. Ai nuk është më vetëm para rrugës së njohur, për të dhënë leje ndërtimi për Klanin dhe Vizionin, Shekullin dhe Panoramën. Ai nuk është më vetëm përballë hallit për të dhënë liçensa të paligjshme dhe parkingje qyteti për Topin.
Ai ka një problem shumë më të madh, sepse tanimë, atij nuk i duhet të mbyllë borxhet e disa pronarëve, por zërat, gojët dhe lapsat e dhjetra dhe qindra gazetarëve.
Prandaj kryeministri po tenton të ndjekë një taktikë të re: atë që nuk e blen dot me para, po mundohet ta heshtë me anë të ligjit.
Nuk është e rastësishme që kjo përpjekje vrastare e neutralizimit të mediave online, vjen menjëherë pas tentativës së parë që dështoi me turp, asaj për kriminalizimin e shpifjes për gazetarët.
Si e para dhe e dyta tregojnë vetëm një gjë, që qeveria po i trembet deri në tmerr pluralitetit të zërave të rinj.
Jo më kot kryeminisri nuk lë studio televizive pa ironizuar lapsat që ka kundër.
Jo më kot ai shpall se nuk trembet nga lehja e qenve që duan ta pengojnë të ecë përpara.
Jo më kot ai flet për makinerinë e baltës që nxin portretin e tij prej reformisti.
Edi Rama, me aftësinë e një mjeshtri të propagandës, ka kuptuar një gjë. Rreziku i tij nuk janë mediat tradicionale tashmë të diskredituara. Rivali i tij nuk është opozita që ende rreket të mbrojë qeverisjen e vjetër.
Armiku i tij real, janë zërat e rinj dhe të lirë që po gëlojnë në rrjet.
Prandaj dhe ai po përpiqet të gjejë rrugë ligjore për t’i neutralizuaar ato.
Ky është në fakt thelbi i projektit të ri, i cili pretendon se disiplinon mediat online, duke shkuar deri në absurdin e shkeljes së kushtetutës. /Lapsi.al/
“Në qeverinë Rama ka ministra që nuk meritojnë që të jenë as...
Sot pata nderi të pres në zyrat e Departamentit të Gazetaris...
Deputeti socialist Ben Blushi ka treguar rastin e një miku t...
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në rrugën e Elbasanit në ...
Sekretari i PD-së në Berat, Namir Lapardhaja duket të jetë n...
Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se Kryeministri E...
Policia e Shtetit ka ngritur postoblloqe të shumta në kryeqy...
Përgjatë një shekulli histori Shqipëria ka pasur periudha ku...
Ndërsa Lulzim Basha u nis drejt Uashingtonit në një udhëtim ...
Një grup prej 60 italianësh dhe shqiptarësh janë përfshirë n...
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Rënd...
Pronarët e pronave në Shqipëri gjejnë të drejtën e tyre në G...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, ka rea...
Citynews ka mundur të sigurojë të plotë kallëzimin penal nda...
Gjergji Koki është zgjedhur Kryetar i Partisë Socialiste në ...
Një grup vajzash që të merrnin sytë nga bukuria kanë bërë fo...
Duket se kryeministri Edi Rama ka një kundërshtarë të fortë ...
Studentët dhe pjestarë të shoqërisë civile, të cilët kanë pr...
Në kuadër të ristrukturimit për të reduktuar borxhet, kompan...
Beppegrilloblog.com as nuk taksohet dhe as nuk kontrollohet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...