web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artan Fuga/ Juntat komando mbi universitetet nuk kaluan dot!

17 Mars 2016, 21:48, Aktualitet CNA

Sot pata nderi të pres në zyrat e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit Publik të Tiranës grupin përfaqësuesve të Këshillit Rinor pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Biseduam gjerë e gjatë si miq dhe u gëzova shumë nga tufa shumë e madhe me lule të freskëta që më dhuruan, të cilën e ndava degë më degë e lule më lule me kolegët e mi, në përpjekjen tonë të përbashkët.

Vetë ruajtja vetëm një degë dafine

Shumë gjëra më konfiduan studentët. Vath në vesh duhen mbajtur. Ata përpiqen për demokraci dhe antikorrupsion në Universitete.

Bravo u qoftë!

Sa më përket mua, ndava me ta idenë fikse që kam se demokratizimin dhe modernizimin e arsimit të lartë e pengon dje, sot dhe gjithë ditën kuadri ligjor në fuqi, që nuk i shërben kulturës dhe arsimimit të rinisë shqiptare por grupeve shumë të vogla lobish interesash korruptive, dhe të paaftëve që ruajnë pozita monopol.

Ne duam arsim modern për rininë dhe jo broçkulla!

Kjo është bindja ime dhe përgjegjësi personale mbaj vetëm unë dhe askush tjetër përsa deklaroj dhe e vazhdoj ta tund atë kambanë alarmi.

Rinia universitare ka të drejtën e Zotit të lulëzojë dhe jo t’i rezervohet vendi i skllavit.

Rinia shqiptare ka të drejtën e arsimimit universitar dhe jo të kurseve kiu – fiu!
———————

Poashtu njoftoj lajmin e gëzuar se ministria e arsimit në rregulloren e korrigjuar që dërgoi sot ka hequr dorë,

pas rrezistencës universitare,

nga ideja e mbrapshtë, firmosur nga ministrja e arsimit, për të vendosur “junta” të komanduara për periudha pa afat në universitete (quajtur nga unë “junta ushtarake pa uniformë), besoj nën nxitjen ca e ngatërrestarëve injorantë që kërkojnë ta shtyjnë pushtetin publik drejt daljes nga kornizat ligjore në fuqi.

“Junta ushtarake” në universitete nuk kaloi.

Ne duam tani zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Ja përse rrezistenca qytetare është e dobishme për demokracinë dhe ligjin.

Ta dëgjojnë sidomos ata që nuk kanë as guxim dhe as kurajo të bëjnë detyrën minimale qytetare, pra të aktivizohen të mbretërojë ligji dhe jo tekat dhe dëshirat tiranike të kujtdoqoftë.

Jo një dorë në kulaç e një dorë përsëri në kulaç!





Lajmet e fundit nga