Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Habjon Hasani
Një lobist amerikan i cili është i lidhur me deputetin shqiptar Koço Kokëdhima, u arrestua të dielën më datën 13 Mars në SHBA.
Cary Lee Peterson, një 36 vjeçar që bënte lobistin dhe pretendonte se kishte ndikim dhe lidhje në Uashington, në fakt rezulton sipas një hetimi të FBI-së, një mashtrues klasi. Ai akuzohet për mashtrim dhe vjedhje.
HashtagAL ka siguruar dosjen e plotë hetimore ndaj tij ku rezulton se z.Peterson kishte ndërtuar një ?perandori gënjeshtrash dhe mashtrimesh? nëpërmjet një OJF-je për mjedisin të quajtur ECCO2. Peterson pretendonte se OJF-ja punonte nën autoritetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër z.Peterson rezulton se ka ardhur disa herë në Shqipëri, i ftuar nga deputeti Kokëdhima, ndërsa nëpërmjet disa deklaratave të bujshme mediatike, ata kishin premtuar se do të ndërtonin tregun e ri të shitjes së kanabisit mjekësor.
Peterson tashmë i arrestuar, rezulton se OJF-në e vet të quajtur ECCO2 e ka një organizatë fiktive dhe mashtruese, ndonëse ai u prit në Shqipëri si personalitet i lartë që punonte nën ombrellën e OKB-së.
FBI-ja ka zbardhur mashtrimin dhe manipulimin që Peterson kishte bërë me OJF-në e tij.
Në dosjen hetimore shkruhet:
Peterson pretendonte se shoqata e tij ECCO2, kishte pronësi intelektuale mbi kompaninë RVPlus dhe se kjo shoqatë vepronte nën autoritetin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara, OKB-së.
Peterson pretendonte se ky status i tij nën ombrellën dhe garancitë e OKB-së i kishte mundësuar atij nënshkrimin e kontratave me disa qeveri, që në totalin e tyre arrinin vlerën e 100 miliardë dollarëve si mbështetje financiare për zhvillimin e projekteve nga shoqata e tij ECCO2.
Verifikimet zbuluan se shoqata ECCO2 nuk ka qenë asnjëherë një shoqatë e lidhur me OKB-në dhe gjithçka ishte një mashtrim.
Madje në tre raste OKB-ja i ka shkruar dhe paralajmëruar zyrtarisht shoqatën e Petersonit ECCO2 që të hiqte dorë nga pretendimet mashtruese sikur përfaqësonte OKB-në.
Peterson tashmë rrezikon 20 vite burg dhe një gjobë prej 5 milionë dollarësh për krimet e mashtrimit dhe të vjedhjes.
Nëpërmjet kësaj OJF-je dhe filialeve të saj, Peterson kishte mashtruar duke u hequr si një sipërmarrës i suksesshëm që kishte lidhur kontrata disa qindra milionë dollarëshe me qeveritë e Nigerisë, Haitit, Liberisë etj.
E gjithë skema u zbulua nga FBI-ja, së cilës i rezultoi se Peterson vetëm spekulonte, mashtronte dhe vidhte.
Por disa kërkime të HashtagAL zbulojnë se të njëjtën skemë spekulative z.Peterson e ka aplikuar dhe në Shqipëri, ku pritës dhe partner kishte deputetin Koço Kokëdhima.
Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, një mik i Kokëdhimës, e shpalli publikisht memorandumin e bashkëpunimit, por në njoftimet mediatike ndërkombëtare rezulton se ky memorandum i lidhur me Bashkinë e Fierit ishte shitur si një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.z.Peterson erdhi për herë të parë në Shqipëri në Dhjetorin e vitit 2013 i ftuar dhe i shoqëruar nga deputeti Kokëdhima. Më datën 23 Dhjetor 2013, OJF-ja e Petersonit lidhi një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Fierit, pjesë e memorandumit ishin dhe tre OJF të tjera anonime.
Edhe agjencia Reuters e kishte shpallur në faqen e lajmeve-marketing nënshkrimin e këtij memorandumi.
Njoftimi i marrëveshjes në agjencinë Reuters
Nga ana tjetër, Kokëdhima më vonë shpalli nismën e tij për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nisma u bazua mbi këtë memorandum të Bashkisë së Fierit, sepse shoqata e Petersonit e paraqiste këtë memorandum si një marrëveshje në parim me qeverinë shqiptare për ngritjen e biznesit të kanabisit mjekësor.
Kokëdhima i ofroi më vonë Petersonit dhe një shëtitje ekzotike në bregdetin shqiptar. Ai e prezantoi atë edhe me kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.
Ndërsa Petersoni shëtiste Rivierën shqiptare, mediat pranë Kokëdhimës i bënin jehonë planit të tij ?largpamës? për të ndërtuar tregun dhe eksportet shqiptare të kanabisit mjekësor drejt Shteteve të Bashkuara.
Por ndonëse z.Peterson shfaqej thjesht si kryetar i një shoqate të dyshimtë, në mediat pranë Kokëdhimës ai prezantohej me një status pompoz. Këto media e shmangnin faktin që ai ishte një individ privat dhe nuk kishte asnjë valencë zyrtare.
Kulmi arriti gjatë një takimi mes Petersonit dhe kryetares së Bashkisë së Sarandës Florjana Koka më 8 Gusht 2015. Zonja Koka është një kryebashkiake nën ndikimin e Kokëdhimës, ndërsa gazeta ?Shekulli? pranë Kokëdhimës, e paraqiste Petersonin si një senator amerikan, kur në fakt ai ishte thjesht kryetar i një OJF-je që tashmë po hetohet për mashtrim dhe vjedhje në SHBA.
Aq entuziaste u shfaq znj.Koka nga ky takim sa shprehu me një deklaratë dhe besimin e saj se ?senatori? Peterson do mundësonte sjelljen e 2 mijë turistëve amerikanë çdo vit.
Peterson ishte pika e kontaktit në SHBA për nismën e Kokëdhimës me qëllim legalizimin e kanabisit mjekësor.
Kjo nismë pati shumë kundërshtime dhe ngriti shumë dyshime, ndonëse Kokëdhima e mbrojti në çdo dalje publike. Por sot rezulton se deputeti rilindës, e ka bazuar këtë nismë tek një partner personal amerikan që përpiqej ta shiste dhe si senator, por që në fakt FBI-ja e konstatoi thjesht si një mashtrues që kishte manipuluar dhe OKB-në por dhe disa kontrata me qeveritë afrikane me qëllim përfitimin e paligjshëm.
Rasti Peterson është shembulli konkret se si Kokëdhima ka vënë në dispozicionin e interesave të tij dy kryebashkiakë, Baftjar Zeqajn e Fierit dhe Florjana Kokën e Sarandës duke i bërë ata që të nënshkruanin marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi me një OJF mashtruese, me të cilën Kokëdhima kishte shpresë se do ndërtonte linjën e eksportit të kanabisit mjekësor./hashtag.al
Bashkia e Tiranës tha se në ndërtimin e Këndit të Lojërave t...
Prezantuesja Rudina Magjistari ka kryer një kallëzim penal n...
Fatos Lubonja, ka komentuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës...
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona për veprën penale “...
Prezantuesja Rudina Magjistari ka kryer një kallëzim penal n...
Një grabitje me armë ka ndodhur më datë 9 nëntor 2015, në rr...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës, Cërrik ku u gj...
Deputeti socialist, Ben Blushi ka përfunduar librin e tij më...
Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar ashpër për disa fotogr...
Qazim Sejdini rezulton të jetë një ga kryebashkiakët më të p...
Shoqata e Gjuetarëve ka zhvilluar sot një protestë përballë ...
Fotot që shihni janë tek rruga hyrëse për në qytetin e Pogra...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshoh...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Gentian Sinanai, ndë...
Prokuroria është përfshirë nga një valë ndryshimesh në poste...
Shaban Tresa është një prej banorëve të zonës së trenit, sht...
Modelja Françeska Jaçe, u shfaq dje në një video duke rrahur...
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një i ri pas një konf...
Të shtunën e javës që shkoi , Policia Kufitare arrestoi admi...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 16. mars 2016Dilni nga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...