Nga Artan Fuga/ Liza e Qymyrit
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i mbyllim ata. Ndryshe nga sa mendohej Edi Rama, kryeministër i vendit është shprehur në një intervistë për Sokol Ballën se nuk ka pse të bëjmë një zgjedhje të ndryshme nga zgjedhja që kanë bërë vendet e tjera të korridorit. Ai ka thënë shkoqur se kufiri nuk do të hapet për refugjatët sirianë. Rama shkon më tej, tek thotë se nuk ka arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse Shqipëria nuk ka as kushte, as fuqi dhe as delirin që të shpëtojë botën. Sipas tij Serbia e mbyll kufirin, Maqedonia e mbyll, pse u dashkan të vijnë tek ne?
Duhet pranuar që është hera e parë që një kryeministër shqiptar del kundër vullnetit europian për një çështje kaq madhore. Madje, Rama shfaqet pragmatist. Ai e thotë shkoqur që nuk kemi përse t?i hapim derte vetes, derisa të tjerët po i vënë kyçin derës. Në rregull, politikisht Edi Rama ka bërë një zgjedhje, të cilën mund ta kundërshtojnë më së shumti të majtët, të cilët i bie të besojnë tek vlerat e solidaritetit njerëzor. Mund të ketë nga ata që thonë që është zgjedhje antieuropianiste, meqë trysnia e BE-së është e madhe, por kemi të bëjmë me një zgjedhje populiste. Me siguri shumica dërrmuese mund të thotë sa hap e mbyll sytë që mirë bën Edi Rama, aq më tepër që ajo puna e muxhahedinëve nuk është përcjellë fort këndshëm, megjithë thirrjen patetike të Pandit.
Por, sipas meje shqiptarët nuk duhet t?i mbyllin dyert. Ne jemi një popull emigrant, një popull që deri në vitet 2000 e cilësonim të njëjtë fjalën ?refugjat? dhe ?emigrant?. Ne jemi një popull që vuajmë nga miti i Uliksit, nuk kemi ndjenjur kurrë në një vend dhe përherë kemi trokitur në dyert e botës. Shqiptarët janë ata të lajmeve ?profugi albanesi?. Vetë Edi Rama ka qenë refugjat, e ka rrëfyer madje historinë e kequshqyerjes në kampin francez, shkak i asaj fotos me tasin e makaronave.
Në vitin 1999 treçereku i shqiptarëve të Kosovës u kthyen në refugjatë. Shumë vështirë e patën në kufi ata që zgjodhën fjala vjen Maqedoninë, trenat e tyre të vuajtjes janë përshkruar në mënyrë ngjethëse nga Antonio Russo apo Baton Haxhiu. Si mund të sillemi kështu pas kaq pak vjetësh me sirianët? Ata i ka zënë një hall, për të cilin nuk kanë kurrfarë faji. Ne na zuri njësoj, kur rrëmbyem anijet.
Tash në 2016 janë me mijëra ata që kërkojnë azil në Gjermani e gjetkë. Kosova kërkon me forcë liberalizimin e vizave, pra kërkon të çajë kufinjtë, kurse ne kërkojmë t?i mbyllim.
Ndoshta, ky është këndvështrim pak kristian, meqë dhe kryeministri e identifikon veten të këtillë, por sirianët kanë nevojë për një çati dhe dinjitet. Shqiptarëve nuk takon t?ua mohojnë, nëse kanë ndonjë gjë në dorë.
/27.al/
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vez...
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal telev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...