KU JE TI ADAM?/Shoqeria Civile ne udhekryq ne nje moment kritik per Shqiperine!
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Na thanë që ligji do t?i lërë jashtë! Na thanë që pas miratimit të tij shumë prej atyre që vijnë nga bota e krimit, prostitucionit, drogës apo vrasjeve nuk do të jenë më në parlament. Na thanë që politika është penduar për vrasësit, hajdutët dhe kriminelët që ka futur në gjirin e saj. Na thanë se sot e tutje as në administratë nuk do ketë njerëz me precendentë penalë. Në fakt nuk ka ndodhur asnjë nga këto. Një muaj më parë, në opinion.al e ngritëm këtë shqetësim. Frikën që ligji nuk do zbatohet dhe frikën që ligji është bërë që mos prekë askënd. Që asnjë të mos dalë nga Parlamenti dhe asnjë të mos ikë nga administrata. As ata që i kanë parë të gjithë pas hekurave dhe që akuzohen deri për vrasje.
Sot, dy muaj e ca pas miratimit të ligjit jemi rikthyer sërish aty ku ishim. Tek debati për dekriminalizimin që e kërkojnë të gjithë e që deri më sot, nuk ka nxjerrë askush nga vendet ku kanë hyrë e që s?i meritojnë. Dhe me gjasë nuk do ta bëjë asnjë. Thuhet që nuk janë miratuar ende aktet nënligjore; thuhet që nuk është hartuar ende formulari; thuhet që po gjehet forma më e mirë e verifikimit, por gjithçka që thuhet ka vetëm një përfundim: dekriminalizim s?ka.
Në fakt, më shumë se sa çështje ligji, dekriminalizimi është çështje vullneti politik. Eshtë vendim për t?i mbyllur derën e politikës çdo njeriu që ka qenë pjesë e botës së krimit; çdo njeriu që vjen nga biznesi dhe e ble politikën që të nxjerrë më pas përfitime prej saj; pra që e kthen atë në biznes. Shihni kush akuzohet për korrupsion: ata që janë pasanikët më të mëdhenj të parlamentit dhe që aty kanë hyrë jo për t?i shërbyer publikut, por për të mbrojtur, garantuar e shtuar pasurinë e tyre. Shihni kush hyn në parlament, ata që kanë shkelur ligjin, që kanë frikë prej tij dhe që politika ju jep imunitet.
Kjo nuk është vetëm çështje ligjore.
Edi Rama duhet të ndalojë angazhimin e këtyre njerëzve dhe përfshirjen e tyre në politikë. Nëse dikush ikën nga Parlamenti për këtë gjë dhe bëhet star i mbledhjeve të PS sërish ky është një akt kriminal.
Nëse dikush akuzohet për plagosje dhe Prokuroria me gjykatën ja ndryshon masën e sigurisë dhe akuzën 5 herë, ky është një akt kriminal. Edhe Prokurori e Gjykata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Janë njësoj të kriminalizuar edhe ata.
Lulzim Basha duhet të bëjë publik emrat e 19 deputetëve që, siç ka thënë, i prek ligji i dekriminalizimit. Nëse nuk e bën, sërish është fajtor sepse e ka përdorur një çështje madhore politikisht. Opozita nuk duhet të lejojë asnjë seancë pa filluar funksionimi i ligjit. Dekriminalizimi nuk është politikë, por një aksion jetik.
Ilir Meta duhet të heqë dorë nga praktika e biznesizimit të politikës. Nga ideja që në çdo qark zgjidhet një biznesmen për deputet dhe ai e kthe më pas politikën në një lloj biznesi. Personal apo partiak. Politika e biznesi në Europë janë të ndara. Në ato raste që janë bërë bashkë ka rezultuar një dështim fatal.
Por të tre këta bashkë, duhet ta dinë që kjo nuk është çështje thjeshtë e tyre, por një problem i të gjithë shoqërisë. Eshtë edhe e ardhmja e fëmijëve të tyre, që pretendojnë nga prindërit një Shqipëri më të mirë. Më të mirë se sa Shqipëria që po projektojnë këta sot!/opinion
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal telev...
Ndoshta shumëkush nuk do të të quante të plakur, të thinjur,...
Te parku i liqenit vazhdojne punimet. Vazhdojne si per te th...
I gjendur mes pemëve dhe me këmbët në lëndinën me bar, bar n...
Nga Enkel DemiKjo zonjë është simboli i protestës së djeshme...
Sot pashë më kujdes videon e hedhur nga kryeministri për par...
Për shumë vite ambasadat kryesore perëndimore në Shqipëri, q...
Po të ndiqet një javë politike në Tiranë ngjan se është duke...
Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i nj...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...