Historia e paraqitur ndryshe
Shteti Indiana në SHBA është tashmë një shtet aktiv me 6.5 m...
Çdo ditë në Greqi mbërrijnë me mijëra refugjatë. Shumica e tyre duan të kalojnë nëpërmjet Maqedonisë për në Veri. Kjo rrugë për afganët është bllokuar. Refugjatët duket se po përgatiten për një itinerar të ri.
Në krizën e refugjatëve nuk po përvijohet shtensionim. Sipas Organizatës për Refugjatët të OKB-së, UNHCR, vetëm të shtunën në Greqi mbërritën 3772 vetë. Jo më larg se e enjtja, Greqia bëri të ditur se ishte arritur shifra më e lartë e të ardhurve këtë vit, me mbërritjen e 4824 vetëve.
Ndërkohë, fqinji verior i Greqisë, Maqedonia ka nisur të vështirësojë kalimin tranzit për refugjatët afganë. Maqedonia e argumenton këtë hap me informacionin se edhe Serbia i ka mbyllur kufijtë e saj me Maqedoninë për njerëz nga Afganistani. Kufirin mund ta kalojnë vetëm refugjatë nga Siria dhe Iraku. Në nëntor, qeveria e mbylli kufirin për refugjatë të nacionaliteteve të tjera.
Për shkak të mbylljes së përkohshme të kufirit, në kalimin kufitar Idomeni i krijua një bllokim i qarkullimit. Aktualisht atje presin sipas agjencive të lajmeve rreth 4000 vetë. Ndër ata që presin, bëhet e ditur se ndodhen disa qindra afganë. Maqedonia po ndërton aktualisht në kufirin me Greqinë një gardh të dytë me tela me gjemba, për të penguar kalimet ilegale të kufirit.
Në emisionin Bericht aus Berlin (Informacion nga Berlini), Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz paralajmëroi për rrezikun që mund të vijë nëse mbyllet itinerari ballkanik. Nëse kjo rrugë do të bllokohet, Greqia do të kthehet në një “kamp të madh pranimi të refugjatëve.” Kjo nuk do të zgjidhë ndonjë problem, theksoi politikani socialdemokrat. Ai shpreson për një çelës evropian të shpërndarjes së refugjatëve.
De Maizière kritikon Austrinë
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière kritikoi në të njëjtin program vendimin e qeverisë austriake për të caktuar kontigjente ditore. Fakti që shteti fqinj lejon çdo ditë të kalojnë tranzit për në Gjermani 3200 refugjatë, është “sinjal i gabuar”. Kjo shifër është “tepër e lartë”, tha ai.
Greqia hë për hë nuk i zhvendos afganët
Greqia i dënon të gjitha “masat e njëanshme” në krizën e refugjatëve. Deri sa “të sqarohet” situata, refugjatët afganë hë për hë nuk do të kalohen nga ishujt grekë në pjesën kontinentale, tha një zëdhënës i qeverisë. Me këtë Athina kërkon të pengojë që afganët të ngecin në territorin e askujt midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Javën e kaluar, numri i refugjatëve që kaluan nga bregdeti turk në Greqi u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Vetëm brenda tri ditësh, UNHCR-ja numëroi më shumë se 11.000 njerëz që erdhën, në një kohë kur mesatarja vjetore aktualisht është te 1700 vetë në ditë.
200.000 refugjatë që presin në Libi?
Nëse itinerari ballkanik do të mbyllet për refugjatët, qindra mijëra refugjatë mund të marrin rrugë të tjera për në Evropë. Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, itinerare të ardhshme mund të kalojnë përmes Detit të Zi, Gjeorgjisë dhe Rusisë si dhe përmes Shqipërisë në det për në Itali.
Gazeta u referohet qarqeve të sigurisë, sipas të cilave aktualisht në Libi po presin deri 200.000 refugjatë, që të marrin rrugën e rrezikshme pëmes Mesdheut për në Evropë. Me sa duket ata presin sa të përmirësohet moti./DW
Shteti Indiana në SHBA është tashmë një shtet aktiv me 6.5 m...
Jo çdokush në Gjermani ka mirëpritur me krahëhapur fluksin e...
Dy vite pas ndërrimit të pushtetit në Kiev sërish shenjat ja...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se një “mar...
Solidaritet dhe kritika! Si mendojnë myslimanët që kanë vite...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje të shtu...
Papa Françesku ka shprehur kundërshtinë lidhur me dënimin m...
Autoritetet në Fixhi janë duke vlerësuar dëmin, pasi stuhia ...
Jeb Bush i republikanëve është tërhequr zyrtarisht nga gara ...
Një seri të shtënash kanë kanë lënë të vdekur gjashtë person...
Avantazhe dhe disavantazhe, shkaqe dhe pasoja, të dy marrëve...
Frika, kontrollit i informacionit dhe çrregullimet e persona...
Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një përmendore në Berlin ...
Pas një maratone të pashembullt bisedimesh në samitin e Bruk...
Diplomatët janë tronditur kur kanë kapur një çift zyrtarësh ...
Gati pa u vënë re, në fund të vitit të kaluar në Greqi u ndr...
Katër miliard njerëz ose dy në çdo tre njerëz në planet, nuk...
Zyrtarët amerikanë, kanë filluar të shprehin shqetësime në l...
Kryeministri britanik David Cameron kryesoi sot një mbledhje...
Filozofi, shkrimtari dhe gjuhëtari italian, Umberto Eco, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...