Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dy vite pas ndërrimit të pushtetit në Kiev sërish shenjat janë për ndryshim. Reformat në vend kanë ngecur, akuzat për korrupsion janë shtuar. E sikur këto të mos mjaftojnë shpërbëhet edhe koalicioni qeveritar.
Shkurti është sërish muaj krize në Ukrainë. Para dy vjetësh pikërisht në ditët e shkurtit u shkallëzuan protestat opozitare në Kiev, duzina njerëzish humbën jetën në përleshjet në rrugë, presidenti Viktor Janukoviç braktisi vendin drejt Rusisë. Tani po lëkundet edhe karrigia e Arseni Jazenjuk, kryeministrit ukrainas që nuk ka shumë kohë në këtë post. Koalicioni properëndimor u shpërbë të premten (19.02). Më parë ishte partia e Atdheut e Julia Timoshenkos, ish-kryeministres ukrainase, e cila e braktisi koalicionin, pas saj shpalli daljen nga koalicioni partia ?Vetëndihma? e kryetarit të parlamentit. Të dyja partitë synojnë zgjedhje të reja.
Tani ka rënë ora për parlamentin. Dy partitë e mbetura, ?Fronti Popullor? i Jazenjukut dhe ?Blloku? i Poroshenkos nuk e kanë më shumicën parlamentare. Brenda 30 ditësh nëse nuk krijohet dot një koalicion i ri, presidenti mund ta shpërbëjë parlamentin. Nuk dihet nëse punët do të vijnë deri këtu. ?Ende është herët për ta varrosur koalicionin aktual?, i thotë Deutsche Welles, Jaroslav Makitra, politolog në Kiev. Në vend të koalicionit pesëpartiak mund të krijohet një aleancë e tre partive.
Luftë për pushtet mes Jazenjuk dhe Poroshenkos
Kriza u ashpërsua kur presidenti ukrainas Petro Poroshenko i ofroi Jazenjukut dorëheqjen si mundësi. Parlamenti e vlerësoi si ?të pakënaqshme? punën e qeverisë së tij. Por Jazenjuk e kaloi me sukses mocionin e votëbesimit. Shumë vetë shohin një paralajmërim ndaj Jazenjuk: Ne mund të të rrëzojmë, më mirë largohu vetë.
Një arsye për këtë qëndron edhe në kushtetutën ukrainase që e paraqet vendin si një demokraci parlamentare. Kryeministri ka më shumë pushtet se kreu i shtetit. Presioni i perëndimit e ka penguar rivalitetin e hapur mes Poroshenkos dhe Jazenjuk por duket se kohëve të vetë përmbajtjes u ka ardhur fundi. Gazetari i Kievit Vitali Portnikov beson se presidenti synon të ketë në krye të qeverisë një njëri luajal dhe të kontrollojë dy ministri kyçe, atë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, të dyja deri më tani të zëna me njerëzit e Jazenjuk.
Dorëheqja duhet të kthejë besimin
Duhet kujtuar se nuk ka shumë kohë që Jazenjuk u zgjodh kryeministër ukrainas: Më 27. Shkurt 2014 me 371 vota, 39 vjeçari u ngjit në postin e kryeministrit si shpresa e re për vendin. Në fjalimin e parë ai nuk premtoi suksese të shpejta dhe e quajti kabinetin e parë të tij si ?kamikaze?, pra një trupë politike vetëvrasëse. Por ky krahasim vlen edhe për qeverinë Jazenjuk II, që ai e drejton nga dhjetori 2014. Partia e ?Frontit Popullor? doli partia më e fortë në zgjedhjet e reja, por e humbi shumë shpejt mbështetjen. Sondazhet kanë ngecur në vlera një shifrore. Një argument për presidentin Poroshenko për të bërë një reformim radikal të qeverisë. Ishte ministri i Ekonomisë, ndërkohë i dorëhequr, Aivaras Abromavicius, i cili në një intervistë për Deutsche Welle e përmendi si mundësi dorëheqjen e Jazenjuk ?për të rifituar besimin e humbur?.
Aktivistja: “Kemi pritur më shumë”
Jelisaveta Shtshepetilnikova ishte një studente aktive në dimrin vendimtar 2013/2014. Bashkë me Jazenjuk ajo ishte pjesë e Këshillit Koordinator të lëvizjes properëndimore Majdan. Sot ajo studion në SHBA dhe i sheh me shqetësim zhvillimet në vendin e saj. ?Për fat të keq shohim kthim në intrigat politike?, thotë ajo për Deutsche Wellen. Ajo paralajmëron nga një destabilizim i ri.
Bilanci i saj, dy vjet pas lëvizjes Majand është i përzier; ?Nga njëra anë ka pasur suksese, sidomos shoqëria civile ka më shumë ndikim në zhvillimet në vend?. Por ajo kritikon faktin që sistemi i vjetër është ende prezent në politikë dhe ekonomi. Korrupsioni nuk luftohet si duhet. ?Kemi pritur më shumë?, thotë ajo.
Faktin që ende nuk është zbardhur përfundimisht vrasja e duzina aktivistëve në Majdan më 20 shkurt 2014 ajo e sheh si ?përbuzje të thellë? për viktimat. ?Në sistem ka njerëz që nuk duan ndryshimin?, thotë studentja aktiviste. Një ndër arsyet pse Prokurori i Përgjithshëm Viktor Shokin të martën dha dorëheqjen me kërkesë të presidentit. Shokin prej muajsh ishte nën presion nga perëndimi.
Pengesa në rrugën drejt Europës
Edhe ekspertët e vëzhguesit nuk bëjnë një bilanc më të mirë të pushtetarëve të rinj në Kiev. Ukrainasit ende vuajnë nga një rënie e fortë e standartit të jetesës, inflacioni ka shënuar rritje 50%, ndërsa ekonomia është dobësuar më tej. Ndërkohë që revolucioni në Majdan nuk drejtohej vetëm kundër korrupsionit, por edhe për një të ardhme të Ukrainës në BE. Në krizën aktuale të BE-së ka shumë pak optimistë që besojnë në një anëtarësim teorik të Ukrainës në BE. Zona e tregtisë së lirë me BE është realitet nga fillimi i viti, por do të kërkojë kohë derisa ukrainasit të përfitojnë prej saj. Si suksesi i vetëm i prekshëm në rrugën drejt Europës mbetet të përmendet heqja e detyrimit të vizës në muajt e ardhshëm, një premtim si i Poroshenkos ashtu edhe i Jazenjuk. Një sukses i rrezikuar, sepse Ukraina i lë kohë vetes me miratimin e ligjeve të nevojshme. Megjithatë konfliktet themelore, siç beson Shtshepetilnikova, mbeten aneksimi i Krimesë dhe konflikti i vazhdueshëm me separatistët në Lindje të vendit. Pa zgjidhjen e tyre kriza në Ukrainë do të vazhdojë gjatë./DW
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se një “mar...
Solidaritet dhe kritika! Si mendojnë myslimanët që kanë vite...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje të shtu...
Papa Françesku ka shprehur kundërshtinë lidhur me dënimin m...
Autoritetet në Fixhi janë duke vlerësuar dëmin, pasi stuhia ...
Jeb Bush i republikanëve është tërhequr zyrtarisht nga gara ...
Një seri të shtënash kanë kanë lënë të vdekur gjashtë person...
Avantazhe dhe disavantazhe, shkaqe dhe pasoja, të dy marrëve...
Frika, kontrollit i informacionit dhe çrregullimet e persona...
Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një përmendore në Berlin ...
Pas një maratone të pashembullt bisedimesh në samitin e Bruk...
Diplomatët janë tronditur kur kanë kapur një çift zyrtarësh ...
Gati pa u vënë re, në fund të vitit të kaluar në Greqi u ndr...
Katër miliard njerëz ose dy në çdo tre njerëz në planet, nuk...
Zyrtarët amerikanë, kanë filluar të shprehin shqetësime në l...
Kryeministri britanik David Cameron kryesoi sot një mbledhje...
Filozofi, shkrimtari dhe gjuhëtari italian, Umberto Eco, ka ...
Deputetët e partive opozitare në Kosovë, hodhën sërish gaz l...
Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët luftarakë amerikanë bomba...
Seancat plenare në Kosovë po vazhdojnë të pengohen nga deput...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...