web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apple dhe FBI

22 Shkurt 2016, 22:16, Tech CNA

Drejtori ekzekutiv i kompanisë ?Apple? Tim Cook, ju drejtua sot klientëve me një letër të hapur ku thotë se kërkesa e qeverisë amerikane që Apple të krijojë një program për të çbllokuar iPhonët do të ketë pasoja të frikshme. Kërkesa në fjalë është për telefonin që i përkiste një prej autorëve të sulmit terrorist të vitit të kaluar në San Bernardino të Kalifornisë ku humbën jetën 14 perssona.

Në letrën e tij drejtuar miliona klientëve të kompanisë, Tim Cook thotë se gjigandi i teknologjisë ?nuk ka simpati për terroristët?. Por ai shton se në se ?Apple? i bindet kërkesës së autoriteteve amerikane për të gjetur një mënyrë për të depërtuar tek iPhoni i Syed Rizwan Farookut, kjo do t?i hapte dyert kërkesave të pafund për telefona të tjerë në të ardhmen.

Një ndërhyrje e tillë, thotë Cook, do t?i bënte përdoruesit e produkteve ?Apple?, të prekshëm ndaj kërkimeve për të dhënat e tyre financiare, të dhënat shëndetësore, si dhe për të monitoruar vendododhjen e tyre dhe fotografitë që ata marrin.

?Asnjë individ me arsye nuk e sheh të pranueshëm këtë veprim?, shkruan Cook në letrën e tij.

Përpjekja e firmës Apple për të bllokuar kërkesën e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të çbllokuar telefonin e Syed Rizwan Farookut do të trajtohet sot gjykatë./VOA





08:50 Tech

Gafa e Samsung

Vetëm pak ditë pas lansimit të një klipi “mister” ku tregohe...

Lajmet e fundit nga