web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj përgjigjet për prerjen e pemëve tek Parku i Liqenit

15 Shkurt 2016, 12:48, Politikë CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për denoncimet e shumta ndaj prerjeve të pemëve tek Parku i Liqenit. Ai thotë se po zhvendosen 3 pemë të sëmura dhe do mbjellin 3 mijë pemë të reja.

?Për ata që bërtasin ne po bëjmë Tiranën të jetueshme. Masterplani parashikon 10 ndërhyrje tek Liqeni. Do zhvendosim disa pemë të sëmura. Do zhvendosim tre pemë do mbjellim 3 mijë të reja. Opozita po politizon çdo vepër të mirë për të krijuar histeri?,- tha Veliaj.

Prerja e pemëve është denoncuar prej ditësh në rrjetet sociale dhe ka pasur reagime të shumta. Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar ndërtimin e një qendre argëtimi për fëmijët, por sic shihet edhe nga fotot, për të realizuar këtë projekt, janë prerë pemët në brendësi të Parkut të Liqenit.

 





Lajmet e fundit nga