web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i Historianit Niko Kotherja/ Hiqet tabela e mermertë në Mësonjëtoren e Parë Shqipe

15 Shkurt 2016, 22:28, Aktualitet CNA

Historiani Niko Kotherja ka denoncuar heqjen e tabelës në godinën ku ka funksionuar Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Vashave në Korçë. Kotherja njofton se pllaka e mermertë ishte vendosur në vitin 2011 me rastin e 120 vjetorit të çeljes së asaj shkolle. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kotherja shprehet se është dëmtuar nje pjese e identitetit te qytetit,  ndërsa bën apel për rikuperim sa më të shpejtë.

Denoncimi në Facebook nga Niko Kotherja

Nje veprim dashakeq i konstatuar pasditen e sotme!

Eshte shkulur taleba e mermerte ku ishte shenuar se ne ate godine kishte funksionuar Mesonjetorja e Pare Shqipe e Vashave ne Korce. Kjo pllake e vendosur ne vitin 2011 me prezencen e shume intelektualeve te mbare vendit, me rastin e 120 vjetorit te celjes se asaj shkolle te pare shqipe per vashat. Kjo godine ndodhet ne qender te qytetit, perballe monumentit te Themistokli Germenjit. Fatkeqesi ky veprim ndodh kete vit, kur shenohet 125 vjetori i celjes se Mesonjetores se Vashave. Eshte demtuar nje pjese e identitetit te qytetit, qe sa me shpejt duhet te rikuperohet.





Lajmet e fundit nga