web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALI/ Ujësjellësi i Tiranës, 40% më shumë faturim qytetarëve

12 Shkurt 2016, 17:18, Aktualitet CNA

Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, bëhet me dije se ata janë faturuar më shumë se 40% se sa kanë konsumuar ujë.

Për më tepër, situate bëhet edhe më skandaloze, pasi qytetarët nuk kanë se ku të ankohen.

Një prej qytetarve nga Tirana, i cili ka një biznes privat, për muajin janar i kanë ardhur dy fatura uji me diferencë prej 77 mijë lekësh. Me të dyja faturat në dorë ka shkuar pranë një zyre UKT-je, por punonjësja i ka thënë që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi.

Ai është një nga qytetarët e shumtë që iu kanë mbërritur fatura të tilla dhe ka vendosur ta denoncojë këtë skandal.

Ja çfarë shkruan ai:

?Përshëndetje! Kam një biznes dhe jam dakord qe duhet te bej pagesën e ujit?

Shkoj dhe kërkoj faturat qe kam për te paguar ne një zyre UKT?

Dhe marr faturën e pare për muajin janar , pas disa ditësh me vjen faturisti dhe me sjell një fature tjetër po te muajit janar me një shume komplet tjetër ?

Me një diference diku te 77 mijë lekë ?

Shkoj për tu ankuar, dhe një zonje me tha që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi?

Dhe nëse nuk i paguaj këto vijnë dhe na ndërpresin ujin? Këto po na vjedhin pa hesap. Bashkangjitur keni dhe foton. #shtetiqedeshem!?.

Ndërsa një tjetër shkruan:

?Kjo eshte fatura e ujit e janarit dhe leximi i sahatit.

Ky eshte skandal qe flitet ka ndodhur ne permasa te medha ne Tirane, ju lutem merrni masa te korigjohet. Faleminderit Arben Sh?.?





09:53 Aktualitet

Ku po shkon FRESSH ?

Forumi Rinor i Partisë Socialiste është një nga forumet që k...

Lajmet e fundit nga