Një letër dashurie për Lulin/ Nga Enkel Demi
Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-s...
Na ishte një herë e një kohë një vampir që vriste e priste e gjakun shqiptarëve ua thithte, dhe shqiptarët me atë vampir merak të madh kishin, veçse e falënderonin, veçse e duartrokisnin…
Jo-jo, nuk është përrallë me vampir. Sa gjak mund të thithi 1 vampir ?!
Vampiri i madh mbante pranë vetes plot vampirë të vegjël. Kafshimi, gjakthithja, gjakderdhja nuk ndodhën ?Një herë e një kohë?. Ndodhën kur të paktën gjysma e shqiptarëve të sotëm ishin gjallë, panë, dëgjuan, ndjenë, vuajtën, gjithçka. Si në përralla me vampira ishin të tjera gjëra; përrenjtë e gjakut, lumenjtë e lotëve. Dhe jo të gjith? shqiptarët kishin rënë në dashuri me vampirin, alias kurvin, si po thonë sot këlyshët e tij që po i rrëfejnë vampirizmat e djeshme sikur kanë ndodhur në përralla.
Fejzi Alizotit gjyshin ja pushkatuan dhe e hodhën në një gropë sepse “ishte i italianëve?. A ka sot shqiptarë që “janë të italianëve? ?
Kur nuk ishte as dy vjeç babain ja pushkatuan sepse ishte mbaruar ?King?s Colleague? dhe “ishte i anglezëve?. A ka sot shqiptarë ?të anglezëve? ?
Vetë Fejziu, nëna e tij kushërira ime e shtrenjtë që nuk munda ta shoh kurrë, gjyshja, motra, gruaja, djali, daja, më tepër se dyqint vite internime dhe burgje.
Martiri, jo ai i përrallave por ai i llaftarive që ende rrjedhin gjak, për të cilat nuk ka filma dhe libra me heroizma si ata për banditat komunistë vrasës dhe injorantë, Uliksi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të pafundme në kërkim të një prehjeje, nuk është kurrkush tjetër përpos Fejzi Alizotit.
Për ata që nuk duan të harrojnë, për ata që e kanë të qartë se Historia nuk është send i kotë, si dhe për ata që e dinë se për fundjavë nuk ka vetëm plazh, stadium, televizir, internet, ja vetëm njëri prej vendeve të internimit të Fejziut ku vajta bashkë me të;
Fejziu ka ardhur e ka ikur nga ay vend me qindra herë kodrave më këmbë, prandaj rrugën e makinës nuk e di.
Rredh-Gredh.
Fshatar me kravatë.
-Si shkohet në Patk-Milot ?
-Pak më tutje më të djathtë. Kë do takoni atje ?
-Të internuarit. Hijet e tyre.
-I kam njohur. I kam ndihmuar sa kam mundur. Kam kujtime të mira prej tyre. Edhe ata me siguri kanë kujtime të mira prej meje.
Fshati rrethuar nga një zinxhir kodrash shtrihet i ndarë në dy pjesë në faqet e brëndëshme të një lloj tasi të thellë si krater vullkani me diametër nja dy kilometra. Në mes të tasit, një kodër e vogël plot me bunkerë. Në majë të kodrës apo gungës, apo lungës, varrezat. Po aty, rretheqark varreve, pranë e pranë me të vdekurit e vdekur, janë gdhirë e ngrysur me dhjetera vite të vdekurit e gjallë, të internuarit. Nëpër barrakat nuk ka të internuar të mbetur si në disa vënde të tjera, barrakat janë zënë prej vendalinjve. Brenda tasit të madh me lungën në mes, Fejziu kërkën me sy barrakën e vet, vuajtjen e vet, dhimbjen e vet. Nuk e gjen dot. Edhe barrakën ja kanë vrarë. Pranë vendit ku duhej të ishte barraka, një kupolë bunkeri e përmbysur. Rretheqark parcela të pambjella. Mallkimet dhjetravjeçare të vuajtësve kanë goditur përfundimisht fushëzat. Ato fusha rrezatimi i dhimbjes i ka mpirë. Acidi i lotëve të rënkimeve i ka djegur përgjithmonë. Prandaj edhe njerëzia prej asaj llaftarie vajtimisht të bukur vazhdimisht largohen.
Më 1970 këtu Fejziut i vdiq nëna, e shoqja e të varurit të Kings Colleague-it, “anglofilit”, “tradhëtarit”, kërkuesit “sabotator” të vajgurit që nuk e gjeti kurrë as lupa e kurvit. u sabotua qindra herë e asnjëherë su gjet. Nëna e Fejziut dha shpirt gjatë një lemerie të pakonkurrueshme nga asnjë libër, asnjë film, asnjë fiction, asnjë asnjë imagjinatë. Një ditë dimëri me shi. Pa vizitorë keqardhës ngushëllues, pa asnjë ceremoni, asnjë funeral, a të paktën ca njerëz që ta përcillnin. Kishin frikë. Fejziu thotë se vetëm 1 njeri, një kosovar i internuar kryevarur guxoi t’i Fejziut këto fjalë; “As serbi nuk ja bën shqiptarit këtë që shqiptari po ja bën shqiptarit”. Nuk u bënë dot tre për ta bartur të vdekurën. Jo në varreza. Varrezat ishin për të gjallët e vdekur, fshatarët. Nëpër shi e baltë Fejziu nënën e vdekur e hodhi mbi kurriz. E ngjiti mbi atë lungën. Me thonj e shkopinj hapi një gropë. Aty e lëshoi. Aty e mbuloi.
Në Park Milot, mbrojtur rëndshëm nga një numur bunkerësh idiotë të vrërët idhnakë trashanikë ende ekziston ?Lagja e Kulakëve? pra vendi ku ishin barrakat e të internuarve. Cili oficer, cili komandant kompanie ka qëndruar mëkot me vite pranë atyre bunkerëve ?! Zhak Brel. Pse të mos e perifrazoj dhe variacionoj pak.
?Çelik ma thonë emrin, komandant graduar,
në fortesën e trishtimit përmbi rrafshinë lartuar,
prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhem unë,
tek pres pra këtë ditë, tek s?kam pra asnjë punë,
në Kavajë zbres të piqem me një kurvë,
për Dashurinë më flet kurva, për Partinë i flas unë”.
Duke u kthyer;
Një mësues tregon ngatërrueshëm historinë e Kalasë së Bashtovës.
Një ish i përndjekut, tani keyeplak, rreshton kalvare rrënqethëse.
Tre-katër fshatarë ankohen se vijnë ua marrin kilogramin e mollëve me çmimin e dy cigareve.
Diku, një baxho bosh, as qumësht as kos, as djathë, as dhallë.
Në breg të detit, mbi rërë, delfin i ngordhur.
Në mes të një lëndine dikush ka lënë një sëpatë të mprehtë ngulur mbi një trung dhe është larguar.
Uliksi i vuajtjeve Itakën e tij nuk e gjeti as këtë herë.
Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-s...
Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, nuk e ka fshehur ambicien e t...
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin pë Maturën Shtetë...
Deputeti Kastriot Islami, është shprehur se kryeministri Edi...
Horoskopi ditor për diten e premte – 12. shkurt 2016Ka rrezi...
Ish-skenaristi dhe regjizori Pëllumb Kulla i është përgjigju...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar se publiku ka një shqet...
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpriti vendimin e ...
Nga Arjun WaliaNjë gjë është e zakonshme tek gjithë ‘revoluc...
Deputeti socialist Alfred Peza është shprehur se do të largo...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta është shprehur se Reforma ...
...
“Shekulli i shkurtër”, i mbajtur mend për dy luftërat botër...
E konsideruar si një strukturë që do të hetojë korrupsionin ...
Wikileaks ka zbardhur një nga kabllogramet konfidenciale të ...
Fjala në seancë plenare e Ministrit të Drejtësisë,Ylli Manja...
Deputeti socialist Ben Blushi është kapur “mat”. Siç duket n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...