58 operacione, qindra të arrestuar/ Policia e Shtetit në një muaj
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin Maj....
Edhe duke e qortuar ashpër veprimin e gazetares Xhunga, unë nuk kisha si t?i ktheja kurrizin ekranit. Desha të shihja me kënaqësi saktësinë e parashikimit tim.
Dua t?u drejtohem atyre njerëzve të mirë që m?u kundërvunë duke më tundur para syve epërsinë e demokracisë dhe lirinë e fjalës, atë liri që Nexhmija nuk e ka dhënë as më parë dhe as tani. Bile as Xhungës. Duke e pasur të lehtë, pasi Xhunga nuk e ka dashur kurrë. Dhe në fakt rezultoi një tregim dashurie dhe veneracjoni, treguar nga dy gra të dashuruara me Enverin, që plotësonin njëra tjetrën.
Të dashur miq! Edhe unë pranoj ta dëgjoj atë grua e cila, ndryshe nga gjithë ne të tjerët, është e dënuar të na flasë vetëm politikisht. Ose të kërkojë ndjesë pas pendesës, gjë që nuk i ka dhënë kurrë shënjat, ose të dalë të mbështesë tërë bëmat monstruoze të saj, të të shoqit dhe të atyre pak shokëve që u shpëtuan pa vrarë. Kjo ishte dhe gjëja që ka bërë në këto 70 vjet dhe unë uroja që të mos gjendej ndonjë kamikaxe me mikrofon në dorë. Pra ajo grua nuk mund t?i lajë duart nga politika dhe historia politike.
Dhe sidomos isha i revoltuar nga preanuncimi i zhurmshëm dhe apeli për t?i mbledhur gjithë shqiptarët para ekranit, mbledhje për të cilën ndihmova dhe unë me shkrimin tim. Por jam i sigurtë se edhe sikur të shtatë miljon shqiptarët ta kenë ndjekur – ata që e urrejnë atë figurë alucinante, nuk janë pakësuar por kanë mbetur aq sa ishin. Dhe ata që mbajnë medaljonet e Nexhmies dhe të shoqit në gjokse, nuk janë shtuar. Kanë mbetur po aq.
E çfarë u pa dhe u dëgjua? Një histori dashurie e shpifur, e lëmuar, me lakuna të shumta. Një histori banale që mallëngjente ato dy gra që e tregonin në një duet të përsosur, dhe mbase ka përlotur gjysmën e shqiptarëve që as duan t?i bashkohen kujës sonë për median e vendit dhe për enverizmin gjithnjë e më sypatrembur. Histori dashurie? Ishte kjo më e bukura? Ia vlen më mirë një poezi brilante e Petrit Rukës! A lipset një histori dashurie nga fillimi i viteve dyzet? Ka Mustafa Greblleshi të tilla dhjetë herë më të bukura se kjo! Ishte një love story në ilegalitet, siç në fakt bëjnë dhe shumica e dashnorëve që fshehin edhe sot dashuritë e tyre ilegale.
Në ato dy orë një kriminele zëëmbël solli paturpësisht kujtime për të tëra shoqet që ka vrarë. Kujtoi fjetjet dashurore nëpër shtëpitë e atyre që pas dy-tre vjetësh do t?i vinte përpara skuadrave të pushkatimit, Syrja Selfon, Bahri Omarin. Foli për popullin që dyzetepesë vjet në fuqi, vendoste për gjithëçka dhe Enveri me shokë u vinin pas. Gënjeu për nismat rinore për prishjen e kishave dhe ndëshkimin e shërbesave fetare; për jetën proletare të bllokut. E ndjeshme ishte kur foli për letrat që zonja Hoxha ruan të dërguara nga Mehmeti, Hysniu, Ramizi, një tregim paqësor, ku Mehmeti nuk ishte më poliagjent dhe Koçi Xoxja, teneqexhi i mirë që ndihmonte shokët. Një Shqipëri e paqtë, ku sa gjalloi Nexhmija nuk ndodhi asedhenjë histori makbethjane. Dhe pastaj vuajtjet shpirtërore të të shoqit ?shumë të prekshmit Enver,? kur merrte vesh për pushkatimet dhe internimet që bëheshin për arsye shtetërore.
Është arritje e demokracisë shqiptare kjo! Ishte punuar shumë mbi këtë shou. Dhjetra vetë, gazetarë, kameramanë, ndriçues, operatorë të zërit, ditë dhe javë të tëra kishin bërë montazhe, muzikë, kishin riregjistruar frazat që zonja i kish thënë shtrembër. Ishte një vepër voluminoze që duket se është bërë e nevojës së pare në Shqipërinë e sotme. Dy portrete letrare, ëngjëllorë, me emra të njohur- për një palë të urryer e për një palë, të shtrenjtë, sidomos për ata që në ?92 e fshihnin gazetën Zëri i Popullit thellë në xhep dhe dilnin rrallë nga shtëpia. E tani, për ditë e më shumë ngrenë lart portretin e diktatorit, mu në mes të Tiranës, gjë që nuk u pa asedhe një herë në vitet ?92-93! Kam dëshirë t?i siguroj dhe ata pleq të mirë me shalla të kuq, se dita që ëndërron Nexhmija për të rivendosur monumentin e rrëzuar si pjesë e skenarit, po afron. Jo për mburje por e kam të shkruar në artikuj të mij të para dhjetë vjetëve. Edhe përmendorja e Zogut, për t?i hapur rrugën asaj të madhes, të Enverit, u bë. Ne i kemi qejf balancat.
Kështu pra, zonja Xhunga e bëri fora, si veteranët. Me shallin e saj të kuq në qafë, doli përpara nesh dhe për gati dy orë na tundi para syve portretin e saj të Enverit.
Rastësisht, gjatë një praktike rutinë të verifikimit të letr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka de...
Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe është mar...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi shpreh kundërshtinë e një...
Një raportim i kompanisë shtetërore Albpetrol mbi shitjet e ...
Shqiptari, Ermal Meta,është një ndër tetë konkurentët e rinj...
Zv.Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës, Bahri Sh...
Ministria e Kulturës dhe fondacioni “Ibrahim Kodra” kërkojnë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se edhe Partia...
Konsesus e vetëm konsesus për reformën në drejtësi! Mos jini...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë ...
Antena në qendër të Korçës rezulton të jetë pa asnjë leje md...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kundërshtuar Kryemini...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur...
Një 56-vjeçar është plagisur si pasojë e një atentati të ngr...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle i është...
Në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, Kryeministri...
Në të gjitha besimet monoteiste vdekja konsiderohet kalim në...
Pas shumë mediave të njohura botërore që lakojnë emrin e Shq...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...