Punësuan Muçi Shaljanin/ Gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e ...
Nga Eleina QIRICI
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Kryeministrisë të Republikës së Shqipërisë me Qeverinë Gjermane për bashkëpunimin kulturor, e theksoj që është një marrëveshje e përfunduar në 2013, pra në kohën e qeverisjes së djathtë.
Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë, që prej vitit 1992 në arsimin professional dhe jo vetëm. Ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm nxënës dhe studentë shqiptarë që ndodhen në Gjermani për arsye studimesh, qoftë në sistemin bachelor, po ashtu dhe në master dhe në studime të doktoraturës. Sot ajo që vihet re është interesi e të rnjve shqiptarë për mësimin e gjuhës gjermane dhe aq më shumë interesi i rritur i tyre për të vazhduar studimet në Gjermani. Prandaj nuk do të duhej vetëm dakortësia për
Këtë marrëveshje nga qeveria e sotme, por konkretizimi i saj.Madje dhe Ministria e Arsimit duhet të shohë hapësirat e nevojshme që mësimi i gjuhës gjermane të shtrihet jo vetëm në Tiranë por dhe në gjimnazet e tjera të vendit dhe pse jo të futet që në shkollat 9 vjecare. Kjo përvec mësimit të një gjuhe të huaj, do i ndihmojë të rinjtë shqiptarë për të qene më të përgatitur në vazhdimësine e studimeve në Gjermani apo vende të tjera .
Arsimi i të rinjve duhet të jetë në qendër të vëmendjes nga cdo qeveri, por jo nga kjo që e drejton sot vendin. Le t?ju sjell në vëmendjen tuaj kolegë deputetë, faktin që qeveria përpara se të mendojë për arsimin, mendon për xhepat e veta.Konkretisht behet fjalë për Universitetin e Korcës.
Sipas një njoftimi të bërë publik në datë 20.01.2016, Këshilli Bashkiak në Korçë, në mbledhjen e tij të datës 22 janar 2016, diskuton për të marrë një vendim absurd: T?i marrë Universitetit ?Fan S. Noli? pronën me emërtim ish
?Shtëpia e Ushtarakëve?, e cila i është dhënë me VKM Nr. 530 dt 07.08.2012 dhe është e hipotekuar në emër të tij me nr.pasurie 7/449, Zona kadastrale 8562 dt 21.2.2013. Ky veprim i Këshilli Bashkiak Korçë, në rradhë të parë është antiligjor, sepse prona në fjalë është e hipotekuar në emër të MAS dhe në administrim të Universitetit të Korçës dhe nuk është pronë e Bashkisë të
Korçës, për të cilat ka kopetencë ky Këshill për të marrë vendime tjetërsimi.
Ky veprim, u bë në vazhdim të dy vendimeve të pa drejta të Këshillit të Ministrave të vitit të kaluar dhe pikërisht VKM Nr. 76 dt 28.01.2015, i cili i dha Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë aneksin e këtij objekti (ish kinemanë) për të vendosur aty Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të VKM Nr. 201 dt 04.03.2015, i cili i dha Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë katin e parë për t?a bërë Qëndër Rinore, vendime të cilat i hoqën Universitetit këto asete shumë të rëndësishme infrastrukturore. Drejtuesit e Universitetit kanë shprehur disa here mosdakortësinë për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, te Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe ka qënë absolutisht kundër marrjes së gjithë godinës dhe tjetërsimin e saj, sepse aktualisht në katër auditoret e kësaj ndërtese zhvillohet mësim me një kapacitet prej 700 studentësh të programeve ?Bachelor? dhe ?Master?, me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Humane, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të saj janë vendosur zyra të administratës së rektoratit.
Prej dy vjetësh, në këtë godinë, me të ardhurat e universitetit janë bërë investime imediate për ta kthyer atë në gjendje normale për të zhvilluar mësim. Gjithashtu, për këtë godinë është prokuruar dhe hartuar, projekti i rikonstruksionit të saj, konform të gjitha standardeve bashkëkohore, duke synuar transformimin e kësaj godine në një godinë universitare, e cila do t?u shërbejë studentëve, personelit akademik e administrativ, por edhe qytetit tonë. Këtë vit Universiteti kishte planifikuar të kryente rikonstruksionin e plotë të saj nga të ardhurat e vetë institucionit në një vlerë prej rreth 52 milion lekësh. Ndërkohë që marrja, cënon ndjeshëm një prej standardeve më të rëndësishme Shtetërore të Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, dhe konkretisht treguesin e normativës së sipërfaqes së shfrytëzueshme për student, tregues ky i vlerësuar si ndër më kryesorët në procesin e akreditimit, proces për të cilin Universiteti është përgatitur për ta kryer me sukses brenda këtij viti. Këshilli bashkiak votoi për kthimin e kësaj ndërtese si Seli e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve. Dikush që nuk e di të vertetat do mendonte që po bëhet dicka tjetër, «e dobishme». Por, së pari, kjo ishte godinë që e përdorte Universiteti, pra për arsimin, për të cilën kjo qeveri bën se po e përmirëson.
Se dyti, i merr një pjesë, aneksi i kësaj ndërtese për zyra punësimi, sepse ishte ndërtsë në qendër, ndërkohë që zyart e punës në Korcë kanë qenë në mjedis tjetër; Prapë arsimi vihet përballë zyrës së punës.Dhe c?është me e bukura, dhe nga këtu zyra e punës do lëvizë. Shpenzime për mjedise, kur këto mund të përdoreshin shumë mirë për prioritetet e nevojave në Korcë.
Së treti, i merret më vonë një pjesë tjetër për ta bërë qendër rinore, ku përvec investimeve, ajo nuk u përdor si e tille.Dhe prapë do lëvizë dhe që atje.Por këto shpenzime që u bënë këtu?
Për të erdhur në këtë situatë të janarit që të merret e gjitha me argumentin se do të jetë Seli për Fondin e Zhvillimit, madje me forcën e kartonave dhe jo me argumentimin e zgjidhjes më të mirë.
Harron kjo qeveri, se Universiteti është në mes të vitit akademik dhe një veprim i tillë duhet të ishte diskutuar më parë? Cënohet procesi mesimor për 700 studentë, marrja e kësaj godine ul standartet e akreditimit, duke e ulur më poshte në renditje, Universitetin e Korces për këtë standart.
Përsëri Arsimi vihet në pikëpyetje.
Po investimet e bëra nga vetë Universiteti, do jua shpërblejë kjo qeveri? Flitet se do lobojë Bashkia pranë qeverisë për të mundësuar ndërtime të reja në territorin e Universitetit. Por:
1- Buxheti i 2016 i kishte të shprehura qartë,cfarë kishte
parashikuar për Korcën
2- Kjo duhet të ishte diskutuar që në fillim të vitit
akademik.
3- Por kemi dhe godinën e qarkut në Korcë, që organika e 2016 e përcakton me 13 punojës dhe këta në 4 kate qe ka kjo godinë? Mund të përdorej shumë mirë ajo për Selinë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
4- Në gjithë këtë rrëmujë vendimesh jo të drejta..qëndron Universiteti, për të duhet të ishte menduar dhe alternativa që do e ndihmonte universitetin në procesin mësimor dhe jo do e pengonte. Ateherë është Konvikti i shkollës mekanike në Korcë.,t?i jepet universitetit në administrim dhe të ndihmohet që të restaurohet, ndërkohë që të vazhdojnë procedurat për ndërtim në territorin e Universitetit., pa harruar që kjo e fundit do të dojë disa vjet për të qenë gati, ndërkohë që procesi mësimor dhe universiteti që këtë vit cënohet. Ju godisni arsimin dhe pikërisht në Korcë!Prandaj jepini zgjidhjen e duhur kësaj situate dhe sa më pare.
Nuk mund të besojë më kush se në Korcë ka 6500 vende të lira pune, por nuk ka punonjës të kualifikuar për këto vende.Por faktet flasin vetë në Korce: në sektorin e ndërtimit, punonjës zanatcinj po i quaj, që kanë pasur punë stabël, janë kthyer në punonjës sezonal se ndërtimi ka rënë dhe firmat e ndërtimit, nuk kanë aq punë sa për ti mbajtur dhe ata që kanë dhe jo më të marrin të rinj.
Fasonët janë biznese që nuk e kanë të siguruar punën për gjithë vitin, por me periudha, për të mos folur dhe për faktin, që gratë atje punojnë me orare të zgjatura, kur ka punë dhe pronarët nuk kanë mund të marrin punonëjse të reja.Por kam takuar dhe profesionistë që janë pa punë, ndonëse dhe kryefamiljarë, duke pritur për punë,por me shpresën e humbur për të pasur një punë stabël.Të gjithë e kanë të qartë shifrën e vendeve të lira të punës tani.
Po shendetësia në Korcë? E kam bërë prezent gjendjen mjerane të Maternitetit të Korcës,por akoma vazhdon e tillë dhe pikërisht në institucionin ku lind jeta. Nuk ka vlerë më propaganda boshe e shëndetsisë falas, kur vete nënat dhe familjarët shprehen të shqetësuar për kushtet aty, ku në dimrin e ftohtë të Korcës,duhet të sjellin ngrohëse me vete, kur fëmijët e porsalindur mund të dalin të sëmurë nga materniteti, falë këtyre kushteve?(fotot), kur dhe në tualetet mungonin llambat . Këtu ka arritur kjo «shëndetsi falas»,që mendjen e ka në tendera dhe kocensione. Kanë kaluar disa vjet dhe akoma nuk është bërë gjë për ta vendosur Maternitetin në tjeter mjedis, sic është thënë, ndërkohë aty cdo ditë nënat dhe fëmijët janë të rrezikuar.
Por drejtuesve të spitaleve, nuk ju duhet të merren me investime në spitale dhe maternitete, me furnizimin me ilace, me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, por duhet të zbatojnë urdhërat e pushimeve nga puna në qendrat spitalore, madje dhe atyre që janë afër daljes në pension. Panorama është e qartë?82, punonjës, pushohen në Spitalin e Shkodrës, 85 në Elbasan, në Lezhë etj.Por mjaft me këto pushime nga puna, ndërkohë që varfëria ka arritur kulmin, ju pushoni personelin mjekësor.
Si deputete e Korcës, ju bëj thirrje të mos vazhdoni me pushimet nga puna të stafit në spital apo maternitetin e Korces. I keni hyrë ju si qeveri në borxh qytetarëve të Korcës dhe gjithë Shqipërisë me politikat tuaja të dështuara në gjithë fushat.
*Fjala në Parlament i deputetes së Partisë Demokratike
Edhe pse duhet diçka më shumë se një muaj nga mbajtja e Kong...
Gazetari Armand Shkullaku deklaron se Rama nuk ka frikë nga ...
Këta zyrtarë u pezulluan sot nga detyrat që mbanin në PSD.“K...
Kam përgjegjësinë në emër të detyrës që ushtroj, të sqaroj k...
Zëvendëskryeministri i vendit, Niko Peleshi, ka hedhur posht...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, priti pasditen e të mër...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj akuzave ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur miratimin e ...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e zhvilluar sot, jan...
Qeveria miratoi sot projektligjin për Byronë Kombëtare të He...
Qeveria ka miratuar sot projektligjin për Byronë Kombëtare t...
Ish kryeminstri i vendit, Sali Berisha, shprehet se kryemini...
Shumë e kanë me pyetjet e Xhungës.Deputeti demokrat Gent Str...
FERMA OLIGARKIKE E KOKEDERRAVE e ngjashme me FERMEN E KAFSHE...
Deputeti rebel i Partisë Socialiste, Ben Blushi, tha gjatë e...
Deputeti i Partisë Socialiste shpjegoi në emisionin “Studio...
Intervista e deputetit Pandeli Majko mbrëmjen e djeshme theu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në F...
Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Arbiola Halimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...