Julian Assange në pritje të opinionit të OKB për mundësinë e arrestimit
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranoj...
Kufij të jashtëm, Shengen dhe racizëm – në debatin e refugjatëve në Parlamentin Evropian të gjitha u dëgjuan.
Parlamenti Evropian kishte rezervuar më shumë se katër orë për të folur për rrezikimin e zonës së Shengenit, për mungesën e solidaritetit, për premtimet e shkelura dhe për rolin e Greqisë dhe të Turqisë në vazhdimin e vërshimit të refugjatëve. Ata që kanë ende shpresë për një zgjidhje ishin të të njëjtit mendim: zgjidhja duhet të vijë javët e ardhshme, përpara se në pranverë ta marrin rrugën edhe më shumë njerëz. Deputetë të tjerë konstatuan, se përballë këtyre sfidave, BE ndodhet para dështimit.
Tmerr për deklaratën për të përdorur armët e zjarrit
Komisari i BE për Refugjatët, Dimitris Avramopoulos tha se ishte shumë e thjeshtë paraqitja e refugjatëve si kërcënim për rendin publik, siç bënë disa pas ngjarjeve të Këlnit. “Ne ose i mbledhim forcat së bashku, ose do të biem pas në një të kaluar, të cilën nuk ka qejf askush që ta përjetojë sërish.” Me këtë ai e kishte fjalën për deklaratën për përdorimin e armëve të zjarrit kundër refugjatëve, të kryetares së Alternativës për Gjermaninë, Frauke Petry dhe zëvendëses së saj, Beatrix von Storch.
Të tjerë u shprehën më qartë, si kryetari i Liberalëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt: thirrja për të hapur zjarr kundër refugjatëve është “thjesht e tmerrshme”, tha ai. Dhe socialdemokrati Gianni Piatella foli për “fjalë të turpshme” dhe për një “erë të mbrapshtë në Evropë”, ku qarkullon virusi i frikës.
Shumica është e interesuar për menaxhimin e krizës
“Idetë nuk mungojnë, po situata është e bllokuar”, kjo vlen si për Parlamentin, ashtu edhe për Këshillin Evropian, tha Manfred Weber, Kryetar i Partive Popullore Evropiane. “Të gjithë duhet t’i afrojnë qëndrimet me njëri-tjetrin”, këmbënguli Weber, në kërkim të një kompromisi. Të dyja anët e medaljes kanë rëndësi: mbrojtja për personat në nevojë, e nevojshme edhe sipas Marrëveshjes së Gjenevës dhe ndalimi i migrimit masiv, nga ana tjetër. Si duhet të funksionojë kjo?
Kryetari hollandez i radhës i Këshillit Evropian pati kujtuar më parë një sërë masash të vendosura: mbrojtjen e integruar të kufijve të jashtëm, respektimin e marrëveshjeve të arritura si për shembull për rishpërndarjen e refugjatëve, bashkëpunimin me Turqinë, përafrimin e procedurave evropiane të azilimit.
Shpëtoni Shengenin!
Mund të bëhen hapa përpara, nëse të gjithë i vënë më në fund në jetë, ato masa për të cilat është rënë dakord. I nevojshëm urgjentisht është një menaxhim më i mirë i krizës, u tha. Marrëveshje, si e ashtuquajtura “Refoulement” e ndalojnë kthimin e refugjatëve pas, kur rajonet prej nga vijnë ata kërcënohen nga rreziku.
Liberalët në Parlamentin Evropian paraqitën një plan të ri: pika qendrore është sigurimi i kufijve. Greqia nuk është në gjendje, ta bëjë detyrën e saj, thanë ata. Prandaj BE duhet të shfrytëzojë një klauzolë emergjence nga marrëveshjet, për ta marrë vetë kontrollin mbi kufijtë e jashtëm, kërkuan ata. “Evropa duhet ta bëjë këtë vetë dhe të dërgojë një trupë ndërhyrjeje të shpejtë në kufirin greko-turk”, tha Guy Verhofstadt.
Ekstremistët dhe kundërshtarët e BE shprehen lirshëm
Kriza e refugjatëve u përshtatet mjaft partive, si Front National: Bruno Gollnisch kërkoi që refugjatët t’i kthejnë thjesht në atdhe. “Refoulment” në Marrëveshjet e Gjenevës është absurde, sepse shumica e refugjatëve vijnë gjithsesi për arsye ekonomike, tha ai. Ndër përfaqësues të britanikes Indipendence Party e shpallën BE si organizatë për ta hedhur në kosh të plehrave. Ndërsa Gerolf Annemans prej populistëve të djathtë flamandë shpalli se Shengeni ka vdekur dhe Turqia nuk mund të bëhet kurrë anëtare e BE./DW
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranoj...
Ka kritika të shumta të qytetarëve gjermanë për politikën e ...
Parlamenti Evropian, miratoi të enjten një rezolutë për Koso...
“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarm...
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ...
Fermerët grekë i japin qeverisë një ultimatum: nëse ajo nuk ...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Greqia është paralizuar sot nga protestat që kanë përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka m...
Sipas një studimi për terrorizmin ndërkombëtar, më shumë se ...
Al-Kaida ka publikuar një artikull duke pretenduar të tregoj...
Eshtë ylli polar i filozofisë kontinentale. Gjurmon udhën e ...
Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në nj...
Duke i dhënë një afat pesëditor qeverisë të anulojë projektl...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të martën se instituc...
Autoritetet në Afganistan thanë të martën se sulmet ajrore t...
Italia ka një problem të madh me bankat. Me BE Italia tani r...
Një përfaqësues i opozitës thekson për portalin “INA” se në ...
Konferenca e Sigurisë në Mynih llogaritet ndër ngjarjet më t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...