Euro mund të funksionojë edhe pa Shengenin
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Fermerët grekë i japin qeverisë një ultimatum: nëse ajo nuk heq dorë nga reforma e planifikuar e pensioneve protestat do të përhapen në gjithë vendin.
Kaq bujarë grevistët janë treguar rrallë: përballë hyrjes kryesore të Ministrisë së Punës në Athinë fermerët u ndajnë fruta dhe perime kalimtarëve. Edhe javën e kaluar fshatarë dhe fermerë bllokuan lidhje të rëndësishme rrugore në Greqinë veriore dhe u dhuronin udhëtarëve të habitur verë. Mesazhi i qartë i aksioneve, nuk ia vlen më t’i ofrojmë prodhimet tona në treg. Por të hënën a(01.02) ksionet e këndshme morën fund. Para stacioneve kryesore të pagesave të autostradave në të gjithë Greqinë u mblodhën traktorë që bllokuan ndër të tjera autostradën për në aeroportin e Athinës dhe një vendkalim kufitar me Bullgarinë. Disa orë më vonë, fermerët dhanë dhe një ultimatum: nëse qeveria nuk heq dorë nga reforma e planifikuar e pensioneve protestat do të përhapen duke nisur nga e hëna (8 shkurt). Sipas mediave janë planifikuar gjithashtu protesta në kufirin greko-turk.
Prej disa vitesh fermerët grekë ankohen për rritjen e kostove të prodhimit dhe subvencione më të ulëta të BE-së, për barrën e lartë tatimore dhe heqjen e ish-privilegjeve. Pika ku nuk mban më ujë pilafi është për ta rritja drastike e kontributeve për pensionet. Edhe për të ardhurat e ulëta vjetore prej 5,000 euro, kontributet e sigurimeve shoqërore do të rriten me 873 euro. Në rast se zbatohen të gjitha masat e kursimeve dhe reforma si janë planifikuar, bujqit me të ardhura të larta dhe ata që punojnë në profesion të lirë duhet të heqin dorë nga 80 për qind e të ardhurave bruto në favor arkave të shtetit dhe fondet e pensioneve. Qeveria e Athinës pretendon se protestat e fermerëve janë motivuar nga interesa të padrejta partiake. “Këto janë vetëm justifikime,” thotë Jorgos Tzogopoulos, politolog dhe punonjës i think-tankut ELIAMEP në një intervistë për DW. “Edhe në të kaluarën, shpallja e një reforme gjithëpërfshirëse pensionesh në Greqi ka shkaktuar në mënyrë të përsëritur reagime të dhunshme – pavarësisht se cila parti ishte në pushtet.”
Shumica e Tsipras sërish në rrezik?
Partia e majtë Syriza, e cila është në pushtet, e mbështet grevën e përgjithshme dhe bën thirrje për protesta kundër politikës së kursimeve në të gjithë Evropën. Paradoksi është që baza e partisë mbështet një grevë e cila drejtohet kundër kabinetit që drejtohet nga kjo parti. Kjo shtron pyetjen nëse kryeministri Tsipras do të jetë në gjendje që ta mbrojë reformën e pensioneve në parlament, ku ka vetëm një shumicë të ngushtë 153 nga 300 deputetë.
Që tani kanë nisur spekulimet për riformim qeverive apo për zgjedhje të reja. Por sipas analistit Pantelis Kapsis kryeministri do që ta kalojë paketën e reformave për pensionet me parlamentin aktual, në mënyrë që të arrijë një rregullim të gjerë për borxhet për Greqinë. Ai mendon edhe se kësaj here edhe krahu i majtë i partisë do të tregohet besnik ndaj kryeministrit, sepse ndryshe nga viti 2015 ata nuk kanë ndonjë parti alternative ku mund të angazhohen politikisht.
Por në rast se nuk i del plani A, Tsipras ka edhe një plan B, i cili quhet zgjedhje të reja apo “zgjerim” i shumicës në parlament. Kryeministri shpreson mbështetje nga opozita për ligje të ndryshme, por partia konservatore “Nea Dimokratia” nuk është dakord./DW
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Greqia është paralizuar sot nga protestat që kanë përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka m...
Sipas një studimi për terrorizmin ndërkombëtar, më shumë se ...
Al-Kaida ka publikuar një artikull duke pretenduar të tregoj...
Eshtë ylli polar i filozofisë kontinentale. Gjurmon udhën e ...
Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në nj...
Duke i dhënë një afat pesëditor qeverisë të anulojë projektl...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të martën se instituc...
Autoritetet në Afganistan thanë të martën se sulmet ajrore t...
Italia ka një problem të madh me bankat. Me BE Italia tani r...
Një përfaqësues i opozitës thekson për portalin “INA” se në ...
Konferenca e Sigurisë në Mynih llogaritet ndër ngjarjet më t...
Një letër e nënshkruar nga Shteti Islamik, përkatësisht nga ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e sot...
Kandidatët demokratë dhe republikanë që shpresojnë të bëhen...
Udhëheqësi turk duket se e ka ç’rrënjosur trashëgiminë otoma...
Më shumë se 10,000 fëmijë refugjatë mund të jenë zhdukur pas...
Refugjatët janë tema e vetme sunduese në Gjermani. Aktualish...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...