Shkrimtari Ismail Kadare i është drejtuar me një letër Kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Ramit në mungesë të pranisë së tij për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të autorit të njohur. Ndër të tjera në letër, Kadare shkruan se zgjedhja e Zamira Ramit në krye të bashkisë së Gjirokastrës, ka qenë befasi për këtë qytet. “Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës.” shkruan Kadare për Ramin.
Letra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare
E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës,
Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t?ju shprehja gjithë falenderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj.
Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t?i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.
E dashur zonja Rami,
Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s?i kapte dot.
Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.
Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.
Ismail Kadare
Paris, 25 janar 2016
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka propozuar re...
I akuzuar si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj ka deklaruar s...
Deputeti Florion Mima ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama lidh...
Ardit Ferizi u arrestua në Malajzi tetorin e shkuar in dyshu...
Nga, 22-28 janar 2016, në Chambesy të Gjenevës, në Qendrën O...
Qeveria shqiptare ka emëruar një hajdut dhe kontrabandist si...
Banorë komunitetit rom janë përleshur sot me policinë. Pasi ...
Ish deputeti socialist, Andis Harasani, ka akuzuar qeverinë ...
Giulio Andreoti ose “Il Imperatore” e kaloi gati një gjysmë ...
Astrit Hodo është zgjedhur drejtori i ri i Institutit të Sig...
Ritmi i regjistrimit të bizneseve të reja ka rënë në muajin ...
Barakat e romëve në zonën e Shkozës janë përfshirë nga zjarr...
Deputeti socialit, Koço Kokëdhima, i cili është angazhuar po...
Pas ndodhisë së shëmtuar në ambientet e Teatrit Kombëta...
Albumi i shumëpritur i Rihannës i titulluar “Anti” është pub...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka propozuar në mën...
Elvi FundoBen Blushi pritet nga sot të jetë publikisht në ga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...