Ben Blushi shpall në mbrëmje kandidaturën për kreun e PS
Sot në mbrëmje në orën 21 në emisionin “Top Story” të gazeta...
Elvi Fundo
Ben Blushi pritet nga sot të jetë publikisht në garën për kreun e Partisë Socialiste. Në gati 7 vjet, në PS nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Ajo e fundit ishte një përballje qesharake midis Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit, pas tërheqjes nga gara të kandidatëve të tjerë.
Një kongres socialist që vjen në kolendrat greke, i kërkuar me ngulm nga Ben Blushi që ditën e parë të mbarimit të afatit statutor, por në fund kongresi erdhi në një datë e cila në fakt nuk u vendos nga kryesia e Partisë Socialiste, por nga super deputeti Koço Kokëdhima.
Fillimisht, kongresi u vendos në datën 29 janar. I vetmi që kërkoi shtyrjen ishte Kokëdhima dhe sot kemi një kongres në datën 9 maj, dhe një Ben Blushi që ka 40 ditë kohë të jetë pjesë e një gare të pabarabartë.
Kjo është një garë e pabarabartë për disa detaje të raportuara nga vetë socialistë, nga jugu në veri, në shumë nga organizata socialiste, nuk janë zhvilluar fare zgjedhjet, në të tjera drejtuesit janë emëruar, diku është bërë pazar, diku deputetët kanë komanduar njerëzit e tyre besnik. Por kjo është pak për pabarazinë e kësaj gare.
Nuk mjaftojnë këto veprime, por garës i ndryshohen rregullat. Mbështetësit e Edi Ramës duan një kongres, një sallë të mbyllur ku kryeministri do shpalosë ?sukseset? e Rilindjes, ndërkohë Blushi do deklarojë vdekjen e Rilindjes dhe do kërkojë kthimin e pushtetit tek socialistët.
A mund të ketë frikë, kryeministri i një vendi që pretendon se është votuar nga 1 milionë vota, nga trupa elektorale e partisë që ai drejton?
Rama ka frikë nga anëtarësia e PS dhe votimin nga 1 anëtar 1 votë e çon tek delegatët që në fakt janë përfituesit e pushtetit të rilindjes, kurse socialistët e vërtetë janë humbësit e saj, prandaj ata nuk lejohet të votojnë.
Një kongres, ku për herë të parë pas 7 vitesh, e gjithë salla duhet të jetë e mbushur me drejtorë, ministra e zv/ ministra, përgjegjës apo shefa sektorësh, deputetë apo sekserët e tyre që fatkeqësisht do jenë shumica e këtij kongresi, të gjithë të emëruar nga Edi Rama. Piramida e servilave nga poshtë lart është fytyra që do kemi në këtë kongres, ku zgjedhjet i ka drejtuar Rama, njerëzit i ka emëruar Rama, në garë për tu rizgjedhur si kryetar është Edi Rama, voton Edi Rama.
Ben Blushi garon me rregulla të ndryshuara në mes të garës.
Ai shkon në këtë garë me imazhin e deputetit kritik ndaj qeverisë së partisë së tij. Kritik me argumente të forta për papunësinë, varfërinë, shkëputjen nga baza e socialistëve, drejtimin e partisë me dorë të hekurt, mungesën e debatit dhe një vizion të zymtë për forcën më të madhe politike në vend, por edhe kritik ndaj aleatit që po gërryen PS-në.
Ben Blushi në fakt, me kandidimin e tij, me çfarëdo lloj rezultati, ka firmosur fillimin e tij dhe fundin e Edi Ramës. Ky kongres, ato rregulla loje, situata ekonomiko-politike e vendit, qëndrimet e tij publike janë avantazhi i Ben Blushit dhe garancia për një ngritje të fortë politike. Në një përballje krejtësisht të pabarabartë në forume, por të fituar nga Blushi në bazën e vërtetë socialiste dhe në opinion publik.
Kjo garë, tashmë nuk ka asnjë dyshim që do sjellë fundin e Edi Ramës dhe fillimin e Ben Blushit./citynews
Sot në mbrëmje në orën 21 në emisionin “Top Story” të gazeta...
Ti nuk je hajdut sepse nuk bën asgjë tjetër, thjesht i kërko...
Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetë...
Ndërkohë që prej dy vjetësh nuk ka mundur të mbledhë njëhe...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur kundër pl...
...
Clifford Chance ju drejtua autoriteteve pas mbylljes së arbi...
Horoskopi ditor për diten e enjte – 28. janar 2016Sot do i s...
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës sërish është vendosur n...
I kërkuari Ervin Braho sipas policisë ka tentuar t’i japë 50...
KLSH ka zhvilluar një audit rreth kritereve që janë përcaktu...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me letrën e zyrës avo...
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpë...
Letra e studios ligjore (Clifford Chance) ishte qershia mbi ...
Organizata Freedom House ka radhitur sërish Shqipërinë dhe K...
Prokurori i Përgjithshëm, i pranishëm në analizën e punës së...
Saimir Tahiri: Me armë pa leje?!!Nard Ndoka: Po se s’ka ndon...
Ministria e Arsimit i ka kërkuar Drejtorisë Arsimore Rajonal...
Në renditjen totale, vendi ynë është i 33-i, nga 35 shtete e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...