web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarrfikësi që bëri transplantin më të plotë të fytyrës

29 Nëntor 2015, 21:56, Kuriozitete CNA

Një zjarrfikës vullnetar i cili u dogj rëndë kur një çati e djegur u shemb mbi të në gjatë një aksioni të kërkim shpëtimit në vitin 2001, ka kryer transplantin e fytyrës më të gjerë dhe kompleks të bërë ndonjëherë. Sipas Qendrës Mjekësore NYU Langone, transplanti mbulon pjesën më të madhe të kafkës dhe qafës. Operacioni u krye në gusht, dhe pacienti, Patrick Hardison, është ende në terapi fizike në spital.

Operacioni ishte një sukses i përgjithshëm, dhe zjarrfikësi nga Misisipi po shërohet jashtëzakonisht mirë. Mjeku Eduardo Rodriguez, i cili udhëhoqi ekipin kirurgjikal që ka bërë transplant, tha se operacioni ishte më intensivi i ndërmarrë ndonjëherë me sukses në aspektin e sasisë së materialit të transferuar.





23:04 Kuriozitete

Ndryshimi i klimës

Shkencëtarët që përpiqen për të parashikuar ndryshimet e kli...

Lajmet e fundit nga