web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

8 persona të arrestuar në Vlorë pas një aksioni policor

14 Tetor 2015, 09:16, Kronika CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar 8 persona, me akuzat ?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike? dhe “Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake?.

Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë dhe 207 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Personat e ndaluar janë:

 

Lënda narkotike dhe armët janë gjetur në banesat e Misto Jonuzi, Aredin Jonuzi dhe Nasip Jonuzaj, ndërsa 4 shtetaset Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj akuzohen se përpunonin drogën, e cila bëhej gati për në treg.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe tre banorë të fshatit Penkovë Edmond Haxhiraj, Nasip Jonuzaj dhe Aredin Jonuzaj, të cilët akuzohen për bashkëpunim në këtë veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar një automjet tip ?Mercedes-Benz? me targë VL8874A i cili përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike? e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake?.

 





Lajmet e fundit nga