web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhelozi mes shoqesh, njëra prej tyre përfundon në polici

8 Tetor 2015, 14:33, Kronika CNA

Një miqësi ndërmjet dy shoqeve është krisur për arsye xhelozie dhe inati me njëra- tjetrën i ka cuar ato në dyert e policisë. Mësohet se vajza me iniciale G.H ka denoncuar shoqen e saj 22-vjeçare F.T.,  pasi e ka fyer nëpërmjet telefonit dhe Facebook-ut. Kjo e fundit është shpallur person në kërkim nga policia e Lezhës. Sipas burimeve për NOA.al zënka midis tyre ka nisur prej një komenti në rrjetin social Facebook ku 22-vjeçares nuk i kanë pëlqyer komentet lavdëruese ndaj shoqes së saj në njërën prej fotove që G.M., kishte postuar. 22-vjeçarja e ka komunikuar në telefon duke ofenduar rëndë vajzën me iniciale G.H., ku kjo e fundit e ka denoncuar  në polici nën akuzën e ?fyerjes?.uf





Lajmet e fundit nga