Punësuan Muçi Shaljanin/ Gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e ...
Kabineti qeveritar gjerman vendosi të martën për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine: Tre vendet t’i shtohen listës së vendeve të tjera ballkanike si vende të sigurta.
Më pak se një javë pas samitit të Berlinit për refugjatët, kabineti qeveritar gjerman vendosi të martën në Berlin shpalljen e tre vendeve të tjera të Ballkanit si “vende të sigurta origjine”, pra Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, në kuadrin e një pakete ligjore që parasheh ndryshime në politikën e azilit dhe të refugjatëve. Me këtë hap derdhet në ligj ujdia e arritur në samitin e para pak ditëve për refugjatët mes federatës dhe landeve, ku ndër të tjera u ra dakord për shpërndarjen e shpenzimeve për sfidën e refugjatëve, si edhe akomodimin dhe kujdesin shëndetësor për ta. Në këtë samit u ra në ujdi për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, gjë që do të shkojë paralelisht me shkurtimin e asistencave për këto grupe refugjatësh.
Për qeverinë gjermane refugjatët që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë të përndjekur politikisht. Por për miratimin e paketës së re ligjore qeveria e Unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve duhet të marrë edhe miratimin e Të Gjelbërve në Këshillin Federal. Dy nga landet e bashkëqeverisura me Të Gjelbrit duhet të thonë së paku Po. Sinjalet janë që kësaj here qeveria do të marrën miratimin e Këshillit Federal për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine.
Ndër të tjera paketa e re ligjore parasheh rregulla më të ashpra për azilin, procedura të përshpejtuara azili, dhe rritje të fondeve të federatës për landet për përballimin e numrit të lartë të refugjatëve. Për shkak të valës pa ndalim të refugjatëve, qeveria gjermane po vepron me shpejtësi. Paketa ligjore e kabinetit do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të tetorit do të vuloset në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet që të hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Federata ka premtuar angazhimin financiar afatgjatë për refugjatët. Deri më tani barra financiare është përballuar nga landet dhe komunat. Nga viti 2016 federata do të paguajë për azilkërkuesit një shumë fikse prej 670 eurosh për refugjat tek landet. Edhe ngritja e qendrave të reja për azilkërkuesit parashihet të lehtësohet nga pengesat burokratike. Federata këtu pritet të angazhohet me 500 milionë euro.
Në bazë të rregulloreve të reja refugjatët në qendrat e pranimit në të ardhmen do të marrin vetëm “aq sa është e mundur” shërbime materiale. Në rast pagese me para në dorë, kërkohet paradhënia vetëm për një muaj. Nëse për disa grupe azilkërkuesish parashihen shkurtime të dukshme të asistencave, për azilkërkuesit me shanse pranimi të azilit do të synohet integrimi më i shpejtë përmes ndjekjes së kurseve të gjuhës.
Për herë të parë që prej dhjetë vjetësh, Presidenti i Rusisë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe Presid...
Nga Dr Tim Summers“Chattam House”Vizita në Shtetet e Bashkua...
Kontraktori i arratisur i inteligjencës amerikane Edward Sno...
Në samitin e BE-së, kancelarja Angela Merkel u shpreh se duh...
Një efektiv i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një ...
Ai që kishte besuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin d...
Grupi koordinues, për peticionin e tri partive opozitare në ...
Agjencia Kroate e Sigurisë dhe Inteligjencës, SOA, tha të sh...
Këto komente Sekretari Kerry i bëri për kanalin MSNBC pas ta...
Deliu në emër të Grupit të Grave Deputete ka kërkuar marrjen...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të krye...
Katër partitë më të mëdha parlamentare në Maqedoni arritën m...
Zyrtarë të disa vendeve thonë se mbi 1,000 njerëz kanë vdeku...
Limaj, në reagimin e tij thotë se aktakuza e publikuar sot n...
Raketat raportohet se kanë goditur dy tenda në një fshat pra...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Programi për Z...
Një familje hungareze ka mbajtur dy gra si skllave seksi në...
Blloku opozitar i përfaqësuar nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tashkent të Uzbekistanit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...