Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Edhe pse ky ishte episodi më vdekjeprurës i Haxhit në një çerek shekulli, kjo është një histori fatkeqësisht e njohur.
Në Mina, ku ndodhi tragjedia e së enjtes, lëvizja e beftë e turmave vrau më shumë se 360 persona në vitin 2006, dhe 244 në vitin 2004. Në katrahurën më të rëndë gjatë Haxhit, 1.426 pelegrinë u shtypën për vdekje në një tunel për këmbësorë që të çonte në Mekë në vitin 1990.
Rishqyrtimi i sigurisë gjatë Haxhit
Në të gjithë botën, rrëmujat njerëzore janë aq të zakonshme ? dhe aq shumë konfuze ? sa kanë frymëzuar studime të shumta mbi sjelljen e turmës.
Sipas një studimi të vitit 2010, të udhëhequr nga Edbert Hsu në Universitetit e Mjekësisë Xhon Hopkins, 215 tragjedi nga lëvizja kaotike e turmës janë regjistruar në mbarë botën ndërmjet viteve 1980-2007, duke shkaktuar në total më shumë se 7 mijë të vdekur dhe 14 mijë të plagosur.
Largimet e rrëmujshme të turmave, janë vlerësuar si çështje të shëndetit publik, por edhe si një fenomen sociologjik.
Të tjerë kanë ngritur pyetjen, nëse algoritmi i duhur mund të ndihmojë në identifikimin e turmës së rrezikshme, para se ajo të shndërrohet në vdekjeprurëse. Tubimet e mëdha fetare, përbëjnë një rrezik të veçantë për këtë dukuri në botën në zhvillim.
Për shembull, një raport në Indi në vitin 2013 zbulonte se 79 për qind e largimeve të rrëmujshme të turmave në atë vend, kanë ndodhur gjatë ceremonive fetare, në krahasim me ngjarjet politike apo të lidhura me argëtimin.
Në vitin 2014, 178 persona u vranë në disa lëvizje të rrëmujshme, ndërsa numri vjetor i vdekjeve nga ky fenomen ishte 300, ose 4 herë më shumë sesa në dekadën e fundit.
Sipas studiuesit Hsu, lëvizjet kaotike vdekjeprurëse të turmave, janë të përqendruara në Azinë Juglindore dhe në Afrikë, si dhe në ngjarjet fetare.
Por ato mund të ndodhin kudo, siç dëshmohet nga hyrja kaotike e turmës në një supermarket në Nju Jork, që shkaktoi vdekjen e një shitësi një të premte të vitit 2008.
Me rritjen e popullsisë globale, kryesisht në qytetet tashmë të mbipopulluara, Hsu dhe ekipi i tij zbuluan në vitin 2010, se incidentet të tilla ishin në rritje.
Largimet e rrëmujshme janë joshëse për t?u studiuar, pjesërisht sepse ndonëse disi të zakonshme, ato janë edhe të paparashikueshme.
Ja se si Xhon Sibruk i përshkroi ato në një artikull pikëllues në ?The New Yorker? në vitin 2011: Kalimi nga afërsia vëllazërore tek presioni mbytës ? ?një turmë shtrydhëse ? ? ndodh shpesh thuajse pa e kuptuar.
Njeriu nuk e kupton se çfarë po ndodh, derisa është tepër vonë për të shpëtuar. Diçka e ndërpret rrjedhën e këmbësorëve ? të themi një dalje bllokuar, një shkallë lëvizëse vazhdon të shtyjë turmën drejt një hapësire të mbyllur?
Në një pikë të caktuar, ju ndjeni presion nga të gjitha anët e trupit tuaj, dhe e kuptoni se nuk mund të ngrini lart as duart. Ju nuk komandoni më këmbët, ndërsa jeni pjesë e një blloku gjigant njerëzish. Turma thith me forcë ajrin nga mushkëritë tuaja, dhe ju luftoni për të kryer edhe frymëmarrjen e radhës.
Për vëzhguesit e largët, tmerri i këtij fenomeni komplikohet nga fakti se është kaq e vështirë të dish se kush duhet fajësuar.
Në Arabinë Saudite, Ministri i Shëndetësisë tha se incidenti i fundit, ishte pasojë e mosndjekjes së udhëzimeve nga një pjesë e turmës, në një kohë që kreu i Komitetit Qendror të Haxhit fajësoi ?disa pelegrinë nga kombësi afrikane?.
Por të tjerët vunë në dukje dështimin e qeverisë saudite për ta menaxhuar këtë aktivitet. (Kjo nuk do t?i ndihmojë pretendimet saudite për kompetencë, përderisa rënia e një vinçi disa javë më parë në Xhaminë e Madhe të Mekës, vrau 109 persona).
Diskutimi i tanishëm, i bën jehonë asaj që e përkufizon më së miri Sibruk: Shpesh turmat fajësohen për atë që në të vërtetë është dështimi i planifikimit dhe logjistikës.
Ai zbuloi se artikujt e shtypit shpesh i cilësojnë lëvizjet e rrëmujshme si ?në panik e sipër?, me një turmë të tërbuar që bën përpara, pa bërë asnjë lloj dallimi për atë që shkel.
Por një analizë e kohëve të fundit e fatkeqësive nga turmat, e cila u përqendrua në largimin e rrëmujshëm në vitin 2010 në festivalin muzikor ?Love Parade? në Gjermani që shkaktoi 21 viktima, zbuloi se fatkeqësia kishte më shumë të bënte me fizikën sesa psikologjinë: ?Video-incizimet treguan se njerëzit u stepën dhe u grumbulluan në një pikë për shkak për një ?efekti domino?, që rezultoi nga një fenomen i quajtur ?turbullirë e turmës?? apo ?tërmeti i turmës?.
Kjo ishte pasojë e përforcimit të reagimeve dhe efekteve, të cilat janë tipike për paqëndrueshmëritë sistemike.
Daljet e bllokuara, hapësirat e mbipopulluara, shërbimet e pamjaftueshme të sigurisë dhe emergjencës, përkeqësojnë rreziqet. Organizatorët e veprimtarisë, menaxherët, qeveritë, dizenjuesit, dhe subjektet e tjera, e mbrojnë fuqishëm veten nga pasojat e këtyre fatkeqësive.
Por turma, brutalisht aq shumë bashkëpunuese në një moment, rrallë flet në një unison të tillë më pas.
Dhe askush nuk do ta mbrojë atë, turma mund të personifikohet si e dhunshme ose memece. Edhe pse është e lehtë të supozojmë se lëvizjet kaotike, shkaktohen nga turmat në panik për shkak të frikës, Sibruk zbuloi se në përgjithësi, kjo ishte e vërtetë vetëm në rastin e zjarreve.
Në shumicën e tragjedive të tilla, turma është duke vrapuar drejt diçkaje. Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, lëvizjet kaotike të turmave janë më të rralla sesa në botën në zhvillim, dhe nuk kanë prirjen të ndodhin gjatë aktiviteteve fetare.
Largimi i rrëmujshëm i amerikanëve dhe evropianëve, ndodh për shkaqe të tjera: shitjet me ulje në të Premten e Zezë, koncertet rok dhe ngjarjet sportive.
Asnjë person nuk vendos vetë të ikë në rrëmujë e sipër. Por në rast se ka një lidhje midis asaj që tërheq një turmë dhe atë që një shoqëri e ka për zemër, atëherë largimet e rrëmujshme të turmave, janë një ilustrim vdekjeprurës i këtyre vlerave. /The Atlantic
Gjatë vizitës së tij në Filadelfia, Papa Françesku u takua m...
Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, ka thumbu...
Përveç mesazheve të paqes që përcolli në këtë ritual fetar, ...
Mediat në Prishtinë kanë cituar sot kryetarin e Komunës së J...
Hoxhaj i është referuar së fundi edhe një debati nëpër vende...
Iraku ka bërë publike një marrëveshje të sigurisë me Rusinë,...
17 emigrantë të nisur drejt Greqisë u mbytën pas fundosjes s...
Ministria e Arsimit e Kosovës ka dhuruar mbi 100 mijë libra ...
Ishte një pamje që tmerroi botën. Qian Hongyan, u fotografua...
Mark Zuckerberg i ka premtuar Kancelares së Gjermanisë Angel...
Franca filloi sot sulmet ajrore në Siri.Ky njoftim vjen nga ...
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz flet për çë...
Një varkë me refugjatë që ishte nisur nga brigjet turke të B...
Monarku i Arabisë Saudite Selman, ka shkarkuar nga detyra mi...
Washingtoni bën me dije se rreth 30.000 luftëtarë të ri ...
Papa Francesku ka mbajtur fjalim në takimin botëror të famil...
Çmimet e banesave në mbarë zonën e gjirit të San Franciskos ...
Që kur Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë, Kroacia ësh...
Një pjesëtar i policisë maqedonase, që mori pjesë në aksioni...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...