web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krujë /  Arrestohen  2 punonjës të OSHEE-së dhe një biznesmen për vjedhje të energjisë elektrike

22 Shtator 2015, 10:43, Aktualitet CNA

Specialistët për krimet financiare në komisariatin e policisë së Krujës kanë arrestuar dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe një biznesmen për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë arrestuar në flagrancë biznesmeni Muharrem Hoçja, 60 vjeç dhe dy punonjësit e OSHEE-së, Nikollç Laska, 57 vjeç dhe Gëzim Koleci 38 vjeç.

Sipas policisë, dy punonjësit e OSHEE-së  kanë shpërdoruar detyrën duke ndryshuar vulat në matësin e energjisë elektrike të biznesit në pronësi të shtetasit Hoçja, në Fushë-Krujë.

 





Lajmet e fundit nga