web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ukraine, peticion per kandidimin e Sakaashvilit kryeminister

9 Shtator 2015, 14:20, Kosova & Bota CNA

Mbështetësit e ish presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, në Ukrainë, kanë mbledhur 26 mijë nënshkrime, në një peticion, i cili i rekomandon atij që të bëhet kryeministër i Ukrainës.

Saakashvilli, i cili është duke udhëhequr me rajonin e Odesës, në Ukrainë, që nga muaji maj ka thënë se ai nuk e sheh veten si kryeministër të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka prezantuar një sistem online të peticioneve, sipas të cilit, çfarëdo peticion, i cili ka 25 mijë nënshkrime dhe nuk është më i vjetër se tre muaj, duhet të shqyrtohet nga presidenti, qeveria dhe ligjvënësit.

Peticioni nga mbështetësit e Saakshvillit është dorëzuar zyrtarisht në zyrë të kryeministrit, me 3 shtator.





Lajmet e fundit nga