Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano, shpjegon se pse kjo gazetë prej ditësh është duke sulmuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri
?Këto ditë dëgjoj në mënyrë të përsëritur: çfarë ka Dita me Sajmir Tahirin. Meqë këtë pyetje ma bëjnë edhe lexues, të cilët janë me mua që në numrat e parë të Ditës e madje më herët qysh prej Shekullit, mendoj kam detyrimin t?u përgjigjem me këtë shënim të shkurtër.
Këtë vit mbush 20 vjet që merrem me mediat. Kam drejtuar gazetat më të mëdha në vend. Ndoshta nuk i kam thënë të gjitha të vërtetat, por nuk ia kam dalë mbanë duke gënjyer. Do ishte e pamundur. Kush mendon që do hedh në erë 20 vjet zanat për të gënjyer sot për dikë që nuk i kishte dirsur mustaqja kur unë kam nisur këtë punë, e ka gabim.
Me përgjegjësi të plotë u them sot lexuesve të Ditës që me Sajmir Tahirin nuk është tepruar. Madje ka ende shumë për të thënë. Si kryeredaktor i gazetës dhe jo vetëm, kam arsye të forta për të besuar që emri i ministrit të rendit është përzier në trafikun e hashashit.
Ne kemi kritikuar më parë edhe ministra të tjerë. Më herët Ilir Beqajn për tenderat. Ai u përgjigj publikisht. Më pas Haxhinaston për sinjalistikën. Sektori i kritikuar u përgjigj publikisht. Edhe Edi Ramën disa herë. U përgjigj publikisht me anë të një interviste.
Sajmiri mendon se do t?ia hedhë duke heshtur. Ai e di që ka një armë të fortë në krah: Berishën. Pse e them këtë? Sepse urrejtja plotësisht e përligjur popullore për Berishën është një mburojë thuajse e sigurtë për abuzimet e rivalëve të tij politikë. Njerëzit ende nuk shohin dot qartë për shkak të tij.
Po mua nuk më kalon rruga nga lagjia e Berishës. Kur ne merreshim me Berishën Sajmiri strukej me kapele dhe syze në lokalet e zgëqta të Komunës së Parisit.
E akuzoka edhe Berisha Sajmirin për drogën?
Shfrytëzoka Berisha artikujt tanë?
U dukërkemi në një linjë me Berishën duke gudulisur Sajmirin?
Më vjen keq nëse është kështu po ne nuk mundemi t?i bishtojmë asaj për të cilën jemi të bindur.
Për çfarë jemi të bindur?
1 ? Sajmir Tahiri ka qenë në Korfuz siç kemi raportuar.
2 ? Ka qenë aty me persona të cilët janë përzier në situata presioni mbi shefa policie për të selektuar plantacionet e hashashit në Tepelenë.
3 ? Ka familjarë të përzier në trafikun e hashashit në Vlorë.
4 ? Vazhdon të mbajë në detyrë zyrtarë që kanë vjedhur në tendera.
5 ? Nuk mund të besojmë që 2 milion e kusur euro me të cilat po ribëhet e gjithë Ministria dhe 71 milionë euro të tjerë të taksapaguesve që janë caktuar për ministrinë që drejton do mirëmenaxhohen nga të njëjtët që janë dyshuar apo provuar tashmë si abuzues.
6 ? Ka bërë emërime nepotike duke anashkaluar ligjin e gradave.
Sa për Berishën, ai nuk duhet të ishte sot aty në ballkonin e denoncuesit por diku tjetër. Të gjithë e dimë se ku. Dhe Saimiri është njëri nga ata që e ka shkelur tashmë premtimin për të çuar Berishën atje ku ka vendin. Sajmiri është njëri nga ata që ka kaluar fshirësen mbi regjistrin e krimeve të Berishës bashke me të tjerët që ka sipër e poshtë vetes.
Ne kemi shpresuar e vijojmë të shpresojmë që kallëpi me të cilin u prodhua berishizmi të thyhej; që të shkëputej shteti nga krimi, e jo të kalonim nga modeli që shteti kontrollon dhe përdor krimin në modelin që krimi kontrollon dhe përdor shtetin
Ne shohim sot që paraja dhe krimi vazhdojnë të bashkëjetojnë dhe të shpjegojnë njëri tjetrin.
Ne shohim që Tirana e batakçinjve dikur kurtizane e Saliut, sot drekon e darkon me rilindasit, kurse ne ?ekstremistët? që kërkojmë të venë gjërat atje ku u tha që do venin, jemi njerëz të bezdisshëm e të dalë mode.
Paraja si opium i ka dehur të tërë. Shumë ?rilindas? të rinj në moshë e në detyra na janë verbuar si fluturat mbi poç. Dikush duhet t?u shpjegojë sa lehtë vjen rrënimi: mësohesh të shikosh të tjerët tek e bëjnë të ligën, mësohesh ta lejosh të kalojë pa ndërhyrje, më pas fillon ta miratosh dhe në fund arrin ta bësh edhe vetë.
Që të mos e zgjas më: Se çfarë ka bërë Sajmiri dhe kush e ka marrë peng ministrin për mua është e qartë si një e goditur me grusht.
Për lexuesit që më pyesin si e pse, do jetë e qartë pasi të marrë kohën e vet.
Sa për Ditën ajo më mirë të sundojë në luftë se të shërbejë në paqe?, shkruan ai.
Janë këto arsyet e vërteta?
Thano shprehet që po!
Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet sot me një kë...
...
Socialisti Marko Bello mendon se Kryeministri Edi Rama do e ...
Një diktator shqiptar që rrëmben yjet e Hollivudit.Është ky ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vetëm pak orë, ...
Policia Kufitare e Sarandës ka bërë të mundur pasditen e sot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami i ka bërë th...
“Këta nuk janë socialistë, janë specialista”. Kështu u shpre...
Astrit Veliaj, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e B...
Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike nuk kanë patur si...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar pas...
Ja arsyet pse nuk arrestohej Arben Ndoka dhe Armando Prenga ...
Armando Prenga, deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e L...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar l...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuzat mbi shefin e...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Laç...
Këto foto janë të selisë së Partisë Demokratike në Korçë, ku...
Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lid...
Avokati i deputetit Armando Prenga, Baftjar Rusi ka folur në...
Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë zyrtare me depute...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...