web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertiza për sherrin në Laç /  Dyshohet se deputeti Prenga ka qëlluar me pistoletë, gjurmë baruti në duar

5 Shtator 2015, 11:23, Aktualitet CNA

Ekspertiza për ngjarjen e konfliktit në Lac ka zbardhur të dhënat e para.

Nga sherri i familjes Prenga dhe Çali janë plagosur shtatë persona.

Deputeti i PS-së është arrestuar sot nga policia e Tiranës.

Të dhënat zyrtare nga ekspertiza njoftojnë se në duart e deputetit socialist janë gjetur gjurmë baruti. Në vendngjarja janë gjetur edhe gëzhoja.

“Gjenden gjurmë baruti në duart e deputetit. Dyshohet se Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë. Në vendngjarje në Laç janë gjetur gëzhoja”, thuhet nga hetimet e ekspertizës.





Lajmet e fundit nga