VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje të posaçme konferencës për Ballkanin Perëndimor në Vjenë. Komentatorët nuk janë të sigurt se kjo është rruga më e mirë për këtë rajon. Nën titullin “Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor”, gazeta ‘Berliner Zeitung’ komenton: “Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë. Të mëdhenjtë në Evropë duan të tregojnë se ato i duan sa më parë vendet e Ballkanit në BE. Por ata në fakt duan vetëm ta tregojnë këtë, sepse në të vërtetë nuk i duan ato atje.
Tema nuk eshtë afrimi i mëtejshëm me Europën, por izolimi. Nëse këto vende i duan në Europë, atëherë s’ka asnjë kuptim organizimi i dëbimit masiv të njerëzve. Në vend të dëbimit do të duhej të gjendeshin rrugë për integrimin e atyre që kërkojnë punë në tregun europian të punës.” ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ nën titullin “BE si bankomat për Ballkanin Perëndimor” shkruan se BE në të ardhmen do të mund të dërgonte më shumë mjete financiare në këtë rajon. “Komisioneri Johannes Hahn ka folur për mundësinë e krijimit të një fondi për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Ky rajon nuk është në skaj, por në zemër të Evropës”. ‘Süddeutsche Zeitung’ shkruan për pesimizmin e përhapur në këtë konferencë. “Konferenca ishte planifikuar si sinjal pozitiv i optimizmit. Por kjo nuk ndodhi. Burrat me patallona të shkurtra, të cilët në fillim luanin futboll, në fund u ndanë me fytyra të stërzgjatura nga pakënaqësia. I ashtuquajturi proces i Berlinit, i nisur nga kancelarja Angela Merkel, po përparon ngadalë. Në vendet e rajonit problemet jo vetëm që nuk janë zgjidhur, por janë përkeqësuar. Në fund erdhi edhe lajmi tepër i hidhur për tragjedinë dhe vdekjen e dhjetra refugjatëve në një kamion në Austri.” Ndërsa gazeta ‘Die Tageszeitung’ nënvizon qëllimet e Austrisë dhe Gjermanisë që me ndihma financiare të krijojë kushte që njerëzit të mos ikin nga vendet e Ballkanit, por të mbeten atje. “Dera është hapur pak për disa vende të Ballkanit. Që atje duhet vepruar më shumë e tregon edhe ngjarja tragjike me refugjatët e vdekur të gjetur në një kamion në Vjenë. Gjermania dhe Austria kanë kërkuar harmonizimin e politikës së refugjatëve”, shkruan gazeta. Por një zgjidhje ende nuk është në horizont. Në artikull konstatohet se “interesat kombëtare” pengojnë debatet për zgjidhjen e problemit me refugjatët. Polonia justifikohet me luftën në Ukrainë. Hungaria po ngre mure të reja. Në konferencën e Selanikut të mbajtur në vitin 2003 u premtua afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Shtetasit e këtyre vendeve shpresonin se liderët e tyre do t’i realizojnë kërkesat për demokratizim, shtet juridik, të drejtat e njeriut, tolerancën fetare. Shpresonin se do të bëhen pjesë e Evropës demokratike dhe paqësore. Por barsaleta e Sarajevës: “Nëse Evropa nuk vjen tek ne, ne do të shkojmë në Evropë”, është bërë realitet. …”Muret nuk do të ndihmojnë për zgjidhje”.
Kryebashkiaku i Tiranës dhe mediat pranë tij po u servirin p...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën austria...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur ditën e sotm...
Lulzim Basha u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi...
*Nga Lulzim BashaFalë autoriteteve italiane u ndërpre një tj...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramen per mashtrime...
Nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe kancelares gj...
Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet...
Partia Demokratike reagoi sërish mbi largimin e shqiptarëve ...
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan “një aferë të ...
Këtë e ka bërë e ditur e parja e komunës së Gjakovës, Mimoza...
Nga Kastriot IslamiNje ARSYE tjeter perse largohen shqiptare...
Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire t...
U pyet kryeministri i Shqipërisë: “Pse po ikin kaq shumë qyt...
Teksti i plotë i konferencës për shtyp:“Përshëndetje,Shpreh ...
Nesër Bashkia e Tiranës do të prezantojë paketën e penalitet...
E përditshmja më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeiner Z...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në një takim lamt...
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati gjatë vizitës së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...