Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t'u ndalet hyrja në Gjermani
Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gus...
Proceset gjyqësore të Nurembergut, në të cilat dolën para gjyqit udhëheqësit nazistë ushtruan ndikim të madh në të drejtën ndërkombëtare. Ato bazohen në Kartën e Londrës, e cila u nënshkrua nga aleatët në 8 gusht 1945.
Si bazë për proceset gjyqësore të Nurembergut shërbeu një marrëveshje vizionare e së drejtës ndërkombëtare (Karta e Londrës), e cila përcaktoi rregulloren e procesit për gjykatat ushtarake ndërkombëtare dhe amerikane, të ngritura posaçërisht për proceset e Nurembergut. Karta e Londrës u nënshkrua në 8 gusht 1945 – saktësisht 70 vjet më parë.
Më 24 nëntor 1945, në Nuremberg, një qytet që pak muaj më parë qe shpallur si “90 përqind i vdekur”, 22 burra hynë në Pallatin e Drejtësisë. Ata i kishin nxjerrë para gjyqit për krime, të cilat nuk qenë kryer kurrë më parë. Burrat ishin pjesë e asaj e klike drejtuese që kishte mbetur nga udhëheqja naziste dhe i patën kaluar muajt e mëparshëm të burgosur në një kështjellë në Luksemburg. Ata nuk e dinin se çfarë i priste.
Kreu i kopesë midis tyre ishte Hermann Göring, ish- Presidenti i Rajshtagut, kryekomandant i Flotës Luftarake Ajrore gjermane dhe pasardhës i mundshëm në post i Adolf Hitlerit. Në korrik 1945, në një konferencë shtypi, kur e pyetën, nëse e dinte që ndodhej në listën e kriminelëve të luftës, Göringu u përgjigj:”Jo. Kjo pyetje më habit, sepse nuk e marr dot me mend se pse mund të ndodhesha në një listë të tillë.”
Göringu nuk kishte idenë për procesin e jashtëzakonshëm e të komplikuar gjyqësor, pjesë e të cilit do të bëhej. Për procesin gjyqësor do të ishte e nevojshme që të hartoheshin nga e para bazat, pikat e aktakuzës dhe dënimet. Ndërtimi i tyre i ngjante pak ndërtimit të një rrjeti të energjisë, ujit dhe ujërave të zeza në Gjermani, punë të cilën aleatët duhet ta nisnin nga zero. Diçka të ngjashme me këto procese gjyqësore nuk kishte pasur kurrë.
Një hap gjigand për gjyqësinë ndërkombëtare
Proceset e Nurembergut dhe Karta e Londrës qenë me rëndësi të madhe vizionare, thotë Lauri Mäksoo, profesore e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Tartu-së në Estoni. “Nuk ekziston gjë më e rëndësishme në këtë fushë”, i tha Mäksoo DW. “Ndikimi për mënyrën si përkufizohen krimet ndërkombëtare ishte gjigand – këtu praktikisht u shpik për herë të parë koncepti “krime kundër njerëzimit”.
Karta e Londrës ishte rezultat i negociatave të vështira dhe kaotike gjashtëjavëshe, të cilat pas fitores së aleatëve u zhvilluan në një tavolinë katrore në Londër. Forma katrore e tryezës ishte e detyrueshme, në mënyrë që të katra fuqitë aleate të kishin mundësi të dërgonin një numër të barabartë përfaqësuesish në delegacion, shkruajnë Ann dhe John Tusa për proceset e Nurembergut në librin “The Nuremberg Trial”.
Britanikët qenë mikpritësit dhe i udhëhiqnin negociatat, por nuk kishte asnjë dyshim se cila nga katër fuqitë i nxiste të gjitha – SHBA ishin ato që patën idenë për t’i nxjerrë para gjyqit drejtuesit nazistë. Amerikani Robert Jackson ishte prokurori drejtues në proceset e Nuembergut. Ai dhe homologu i tij rus, gjenerali Iona Nikitçenko, i cili ishte gjykatës në proces, u përfshinë shpesh në mosmarrëveshje juridike, që avancuan në grindje. Të dyja palët e akuzonin njëra-tjetrën për synime keqdashëse.
Ideali dhe realiteti
Në fund të negociatave në Londër u ra dakord për katër pika të aktakuzës kundër 22 kriminelëve nazistë: krime kundër paqes, plan i përbashkët ose komplot, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Jackson kërkoi edhe që lufta të përkufizohet si krim universal dhe që bazat e hedhura në Nuremberg të vlenin më vonë për të gjitha palët. Por ëndrra e tij nuk u plotësua: Nurembergu mbeti një gjyq krejtësisht ushtarak, i cili u ngrit posaçërisht për të dënuar regjimin nazist.
Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gus...
Kryeredaktorja e revistës Monitor, Ornela Liperi, ka bërë pu...
Banda muzikore One Direction ka kryesuar klasifikimet britan...
Ervin Hatibi, një poet, artist dhe intelektual shqiptar flet...
Nje mashtrim i paskrupullt e ka cilesuar ish-kryeministri sa...
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur dje në Durrës. Një grua dhe...
Ata që e njohin politikën që nga koha e konflikteve të para ...
Partia Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit ka m...
Lajmi se Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë më në fund nën het...
Nuk do të ketë gjumë, qetësi dhe vegjetim për administratën ...
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike j...
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka dalë kundër një...
Kryeministri Edi Rama po përkthen në shqip një libër të shkr...
Reportazh Nga Harilla Koçi/.- Andrei Pjestçinski, është një...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar nisjen e procedu...
Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kom...
Nga Spartak NgjelaDuket sikur vapa po ngjitet te kushdo dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...