Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike janë dy forcat që do të përfitojnë më tepër fonde shtesë nga buxheti i shtetit, në bazë të rezultateve të arritura në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0.5 për qind të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.
Vendimi për ndarjen e fondeve do të merret ditën e hënë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sa i përket formulës që ndiqet në përcaktimin e fondeve, është neni 87 ai që e përcakton atë. Sipas tij, KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme, me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet e radhës. Më pas zbret nga shuma e përllogaritur sanksionet financiare që janë bërë titull ekzekutiv, të vëna për partinë përkatëse.
Shuma e mbetur pas përllogaritjeve, është shuma e cila përfiton partia pjesëmarrëse në zgjedhje nga Buxheti i Shtetit. Nga kjo shumë zbritet fondi i dhënë paradhënie. Duke u bazuar në këtë formulë, partitë që kanë përfituar më shumë janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike, pasi patën rritje në zgjedhje krahasuar me rezultatin e mëparshëm. LSI do të marrë nga buxheti 6,810,293 lekë shtesë, ndërsa FRD, 1,270,697 lekë. Partia e tretë që do të përfitojë më tepër fonde shtesë është Partia Socialiste e Moderuar, e cila do marrë 610,074 lekë, ndërsa pas saj vjen Partia Demokratike, me 487,677 lekë. Ndërkohë Partia Socialiste renditet e parafundit, me 65,151 lekë.
Ajo që bie në sy, është se përfitime të shumta kanë dhe dy partitë surprizë në zgjedhje, Partia Ora e Shqipërisë dhe Partia Unitetit Kombëtar, të cilat do të marrin respektivisht nga 401,894 dhe 371,773 lekë.
Kthimi i parave
Përveç partive që do të përfitojnë fonde shtesë nga zgjedhjet vendore, mjaft të tjera duhet që të kthejnë mbrapsht shumat e marra gjatë fushatës. Në pikën 6 të nenit 87, thuhet se në rast se shuma e përfituar nga formula e mësipërme, është më e vogël se shuma e dhënë paradhënie për financimin e fushatës zgjedhore, partia është e detyruar të kthejë diferencën e përfituar. Në këtë mënyrë janë 46 parti që duhet të kthejnë në total 11.688.148 lekë. Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje, krahasuar me ato paraardhëse, partia që duhet të kthejë më tepër fonde është ajo e Paskal Milos, plot 1,321,336 lekë. Pas saj vjen Partia Demokristiane, e cila duhet që të kthejë 1,091,229 lekë. Po ashtu para pas duhet që të kthejë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, plot 1,037,328 lekë. Në këtë listë përfshihen dhe partia e Skënder Gjinushit, Partia Socialdemokrate, që duhet t?i kthejë KQZ-së 826,966, si dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut që duhet të kthejë 661,159 lekë.
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka dalë kundër një...
Kryeministri Edi Rama po përkthen në shqip një libër të shkr...
Reportazh Nga Harilla Koçi/.- Andrei Pjestçinski, është një...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar nisjen e procedu...
Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kom...
Nga Spartak NgjelaDuket sikur vapa po ngjitet te kushdo dhe ...
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se bu...
Çim Peka: Jeni botuesi që keni qëndruar më shumë në opozitë ...
Bashkia e Tiranës prej ditësh ka ndërmarrë aksionin për past...
Për disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e gjithë legjisl...
Zbërthehet skema e korrupsionit të ngritur në sistemin e dre...
Kritik me kryeministrin, kritik me qeverinë, kritik me koali...
Në “duart e Djallit”Përgjatë të gjithë kohërave, shkencëtarë...
Rrëfimi i Nikolaut të Damaskut për momentin e vrasjes së Per...
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së enjtes, teksa ndo...
Kënga më e re nga Rita Ora dhe Chris Brown ka filluar të luh...
Burgu dhe prangat janë kryefjala përgjatë cdo aksioni apo pu...
Dhjetëra persona janë arrestuar në Maqedoni pasi dyshohen pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...