Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Politikat e mbrapshta fiskale dhe ekonomike, të nisura këtu e dy vjet më parë sollën si pasojë dështimin e plotë të parashikimit qeveritar, të një buxheti të trumbetuar 11 muaj më parë si një buxhet historik që do ta çonte ekonominë në fund të mandatit të parë rilindës me një rritje prej 4%.
Në gjashtë muaj të këtij viti, rritja e taskave, një administratë e korruptuar e cila përdor kërbaçin si kërcënim dhe agjencitë qeveritare si dogana edhe tatimet që dështojnë nga muaji në muaj në realizimet e tyre, i kanë sjellë arkës së shtetit 13.4 miliardë lekë më pak të ardhura. Megjithëse, ky ka qenë viti i dytë në radhë, në të cilin qeveria ka rritur taksa që ndikojnë drejtë për drejtë në xhepin e konsumatorëve dhe në ciklin ekonomik të vendit, ku një sërë taksash si tatimi mbi fitimin, dividendin, qeraja, tatimi mbi të ardhurat personale u rritën me 50%, taksa e qarkullimit me 240 lekë etj.
Me paturpësinë më të madhe, kryeministri i vendit për dy orë me radhë paraqiti fakte që flisnin për një rritje ekonomike të vendit, kur pak kohë më parë në fshehtësi të plotë kishte miratuar Aktin Normativ të radhës. Përmes të cilit kishte shkurtuar buxhetin me 3.92%.
Akti i Normativ, i miratuar në fshehtësi të plotë, ka vulosur uljen me rreth 25 mld lekë shpenzimet qeveritare. Buxheti i ri do të zvogëlojë me 2.67 miliardë lekë (18%) investimet në ujësjellësa dhe kanalizime, sikundër do të shkurtojë me 1.79 miliardë lekë (8.7%) investimet në infrastrukturën rrugore. Sektori prioritar i bujqësisë, që këtë vit duhet të pësonte një rritje, do të ketë 520 milionë lekë, 26% më pak investime për një nga sektorët që aq shumë përzemër e kishin si mazhorancë.
Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtë për drejtë, duke përgjysmuar me 50% fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë. Duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë. Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36% apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit.
Me sa duket nuk kemi parë ende asgjë; qeveria e majtë që në preambulën e programit të saj kishte barazinë dhe drejtësinë ndaj më të varfërve dhe moshës së tretë, ka vendosur që të ulë shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Sipas buxhetit të rishikuar, qeveria do të ulë me 800 milionë lekë shpenzimet për sigurimet shoqërore, duke i vënën një tjetër gur të rëndë në kurrizin e pensionistëve. Me të cilët pasi u tall me një rritje pensionesh që nuk indeksonte as inflacionin, tanimë u rëndon akoma më tej pagesat e tyre duke i marrë para nga arka që ishin të destinuara për to.
Sot vendi ka më shumë të papunë se sa dje, kjo si pasojë e politikave të gabuara, politikave fiskale të nisura si pasojë e interesave personalë të disa personave në kurriz të së mirës sonë të përbashkët. Qeveria sërishmi ka vendosur që t?u bie në qafë të pamundurve dhe të papunëve, duke qenë se me aktin e ri normativ, kjo qeveri ka vendosur që të ulë me 200 milionë lekë pagesën e papunësisë, edhe pse shqiptarët të papunë janë më shumë se sa një vit më parë.
Ky është realiteti i shifrave dhe fakteve që qeveria duhet të përballet. Mirëpo, sot ajo është me pushime dhe nuk dëshiron të shqetësohet, megjithëse rritja ekonomike as që i afrohet 2.5%. Realitet që ka shqetësuar jo vetëm opozitën por edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët të alarmuar gjithnjë e më shumë po i thërrasin një qeverie e cila ka vendosur të bëjë sikur nuk dëgjon.
E gjithë kjo situatë, vjen si pasojë e një politike fiskale abuzive që do të sjellë si përfundim kolapsin e plotë ekonomik dhe fiskal të një shteti që vuan nga paaftësia dhe nga abuzimi administrativ. Nuk është çudi që për dy vite me kokëfortësi insistuan që rritja e taksave nuk do kishte ndikim, ndërkohë që informaliteti është rritur në shifra alarmante, kreditimi i ekonomisë ka rënë, depozitat kanë rënë. Për këtë arsye alternativa e propozuar nga ne, alternativa e taksës së sheshtë 9% do të sjellë frymëmarrje për ekonominë, duke i dhënë mundësi biznesit të rigjenerohet nga këto dy vite krize e do ta bëjë Shqipërinë përsëri konkuruese në rajon.
Akti Normativ është dëshmia e dështimit të politikave, të rritjes së taksave, të presionit, të policisë tek bizneset. Ai gjithashtu, është një tjetër sinjal alarmi për një mazhorancë që me arrogancë dhe mendjemadhësi po e çon vendin drejt një gremine ku më të humburit do të jenë qytetarët.
Deklarata për mediat e deputetes së PD, Jorida Tabaku. 7 Gusht 2015
Edi Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pi...
Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut...
Më 27 gusht në kryeqytetin austriak, Vjenë, do të mbahet sam...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, reagoi pas de...
Ambasada Gjermane në Tiranë është shprehur se nuk do të jepe...
Partia Demokratike reagon ndaj vdekjes së një minatori në mi...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, vlerëson sesionin e sapo mbyllur ...
Në një deklaratë për mediat pranë selisë së partisë Demokrat...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe anëtari i Komisionit t...
Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-kryeministri Sali Ber...
Genti Strazimiri, deputet i PD-së, përmes një komenti në Fac...
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike në këshillin bashki...
Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që de...
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi konfi...
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, i ka ...
Ermal Kapllani do të jetë Drejtori i ri i Policisë Bashkiake...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e cilëson si pozitiv bilancin ...
Zbardhet takimi që Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot me ...
Vërshimi i azilkërkuesve vazhdon të mbetet çështje dite në G...
U zhvillua në ambjentet e teatrit “Petro Marko” ceremonia zy...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...