web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Julian Sinanaj: Ja kush e vrau gjykatesin Skerdilajd Konomi/ Artan Didi me kercenoi te mos flas

24 Korrik 2015, 18:10, Aktualitet CNA

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj që tashmë gëzon statusin e të penduarit ka telefonuar në ?News 24 duke rrëfyer fakte tronditëse rreth dosjes në ngarkim të tij. 32-vjeçari tregon se si Policia dhe Prokuroria po fshehin provat dhe faktet në ngarkim të biznesmenit të hidrokarbureve Ilir Karçini, i cili është i arrestuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij Pirro Bare, ngjarje kjo e mbetur në tentativë.

?Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë drejtor i përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajd Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale?, tha Sinani gjatë telefonatës në ?News24?.

Biznesmeni Ilir Karçini u arrestua pas dëshmisë së Julian Sinanaj, i cili dëshmoi se kishte marrë porosi prej tij për të vrarë Pirro Baren.

Sinanaj ka telefonuar nga numri 04 42 07 041 nga Spitali i Burgut në Tiranë, vend në të cilin mbahen një pjesë e personave që gëzojnë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe që ruhen nga Drejtoria e Mbrojtjës së Dëshmitarëve.

32-vjecari i dyshuar për një sërë vrasjesh me pagesë ka dashur të vijojë më tej rrëfimin e tij, por biseda i është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut.

Gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra gjatë gjë atentati me eksploziv paraditen e 9 shtatorit 2011. Megjithëse ngjarja është ende e pazbardhur, pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie, e kryer me pagesë.

Julian Sinanaj gjatë seancave gjyqësore ka konfirmuar motivin e vrasjes së gjyqtarit Konomi dhe ka deklaruar se i njeh autorët.

Sipas prokurorisë, Julian Sinanaj akuzohet për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe tentativen e vrasjes së J. M, ku dyshohet të jetë ndihmuar nga Ndriçim Gjokona. Porositësit akuzohen të kenë qenë Andon e Genis Mëhillaj. Po sipas akuzës, ai dyshohet të jetë autori i shpërthimit të eksplozivit në banesën e Ardian Kollozit, si dhe ndërtues i një mine që u gjet në automjetin e ish­-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Prokuroria pretendon se montimi është bërë nga i pandehuri Marjon Mitro. Ndërsa biznesmeni Karçini akuzohet të jetë porositës i vrasjes së P. Bares, ekzekutim i pakryer.





Lajmet e fundit nga