web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

New Horizons me një procesor të PlayStation

18 Korrik 2015, 21:00, Tech CNA

Sonda New Horizons që ka bërë fotot e Plutonit ushqehet nga i njëjti procesor i PlayStation-it të parë, të dalë në treg në vitet ?90. Lajmi befasues është bërë i ditur nga The Verge.

Sipas faqes teknologjike, NASA ka përdorur një ?CPU MIPS R3000? të montuar në pajisjen origjinale të Sony-t dhe që ka nxjerrë lojëra popullore si Final Fantasy.

New Horizons u lançua në vitin 2006 dhe të mërkurën përmbushi misionin e tij duke iu afruar Plutonit. Procesori ?vintage? i ka dhënë mundësi sondës të udhëtojë për nëntë vjet, duke përshkruar 5 miliardë kilometra, duke i dhënë energji propulsorëve, monitorimit të sensorëve dhe transmetimit të të dhënave.





Lajmet e fundit nga