web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen disa nga detajet e Samsung Galaxy J2

10 Korrik 2015, 10:22, Tech CNA

Samsung po punon për krijimin e një telefoni të ri me sistemin Tizen, që do të pasojë Galaxy J1. Ai do që quhet Galaxy J2 dhe do të ketë modelin me numër SM-J200F. Sot janë zbuluar disa nga veçoritë e këtij telefoni inteligjent. Samsung Galaxy J2 do të vijë me ekran me prekje me rezolucion 800×480 pikselë, kamerë të pasme 5 megapikselë, kamerë ballore 2 megapikselë, 1.5 GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,000 mAh. Ai do të operojë me sistemin Android 5.1.1 Lollipop, dhe do të fuqizohet nga procesori Exynos 3475 SoC me arkitekturë 32-bit dhe katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz. Përmasat e tij do të jenë 136 x 69 x 8.3 mm. Duke e krahasuar me paraardhësin e tij, shihet se Galaxy J2 do të ketë ekran pak më të madh, 1GB RAM më shumë, dyfish hapësirë të brendshme, kapacitet më të lartë të baterisë dhe dy bërthama më shumë tek procesori. Pavarësisht se listohet tek telefonat inteligjentë me parametra mesatarë, Galaxy J2 është një version më i mirë se Galaxy J1 sa i përket si harduerit ashtu edhe softuerit.

 





21:45 Tech

Avioni diellor

Një avion zviceran me energji diellore po bën një provë tjet...

Lajmet e fundit nga