web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kapën me 240 kg drogë, prokuroria kërkon 37 vjet burg për 4 shtetas

19 Qershor 2015, 11:38, Kronika CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot dënimin me 37 vjet burg për katër shtetas, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë. 4 të akuzuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë që janë arrestuar dhe tashmë ndodhen në një burg grek, janë kapur me 240 kilogramë kanabis, në aksin Kapshticë-Athinë.

Sasia e bimës narkotike u konfiskua në prill të vitit 2014, pas hetimeve të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj greke. Prokurorët kanë kërkuar dënimin e shtetasve: Ergest Prifti, Fadil Demaj, Naim Maloku dhe Ezmir Jauri, ky i fundit për moskallëzim krimi. Gjykimi për ta është kryer me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që për një bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin Gentian Dervishi, procesi po vijon me gjykim normal.





Lajmet e fundit nga