Frrokaj: Problemet duan zgjidhje, nuk ka kohë për propagandë
Kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës Fran Frokaj, ka vi...
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, që nuk reagon për shantazhin e ushtruar ndaj gazetarëve dhe mediave. Deputeti i PD, Genc Pollo, ka deklaruar se kandidati i majtë në Elbasan, Qazim Sjedini, shantazhoi gazetarët, ndërsa kryeministri nuk e dënoi aktin. Sipas tij, Rama as nuk e qortoi satrapin lokal që ka ngulur në Elbasan dhe as nuk heshti që skandali të harrohej.
Deklarata e plotë e Genc Pollo
Kur denoncuam pardje censorin lokal të Elbasanit, Qazim Sejdinin, pasi video dëftoi shantazhimin e tij ndaj gazetarëve e mediave, thamë se prisnim reagimin e Kryeministrit. Thamë se një kryeministër normal evropian do e dënonte aktin, sidomos të vartësit partiak, e ndoshta mund ta tërhiqte nga gara.
Thamë se besonim se Edi Rama, si përherë në kësi rastesh, do të bënte syrin qorr e veshin shurdh.
Por u gabuam me të dy parashikimet pasi Rama as nuk qortoi satrapin lokal që ka ngulur në Elbasan dhe as nuk heshti që skandali të harrohej. Edi Rama, publikisht, me zë e figurë, e mori në mbrojtje Qazim Sejdinin, duke u dëshmuar sërish se është ai frymëzuesi i shantazhimit të medias dhe rreziku kryesor i lirisë së shprehjes.
Ky qëndrim i Edi Ramës është prova direkte me zë e figurë nga niveli më i lartë se në rang vendi me kapjen e rregullatorit AMA e ndarjen antiligjore te frekuencave numerike, me kërcënime e tatime, me joshje e arrestime, me asfiksime e sekuestrime regjimi censurë Rama-Meta ka futur tashmë në vathë shumicën e mediave në këtë vend. A ka më njeri këtu që nuk e vëren instalimin në progres të putinizmit?
I inkurajuar nga mbrojta e Edi Ramës, satrapi lokal i PS Qazim Sejdini, ustai i kulaçit e kërbaçit, po heton privatisht që të gjejë e të ndëshkojë se kush e nxori zbuluar. Në fakt ky është modeli i regjimit censurë Rama-Meta dhe Qazim Sejdini thjesht po ndjek me fanatizëm e kënaqësi stilin e shefave të tij.
Ne përshëndesim dënimin e qartë e pa ekuivok ditën e djeshme ndaj aktit censurë të Qazim Sejdinit nga dy shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë.
Ne falenderojmë ambasadën e SHBA-së për dënimin ditën e djeshme të kërcënimit e intimidimit ndaj mediave e qëndrimin e ambasadës në mbrojtje të lirisë së medias.
Partia Demokratike do të mbrojë lirinë e medias dhe të drejtat e çdo gazetari në ketë vend si një gur themeli të demokracisë tonë.
Kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës Fran Frokaj, ka vi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen...
Pas 21 qershorit, motoja jonë për Tiranën do të jetë një qyt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rasti...
Kandidati i PD, Gjergj Mero, tha se Bashkia e re e Korçës do...
Kandidati i djathtë për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar s...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmbylli fushatën elek...
Kryeministri Edi Rama mallkoi ata që po ngjallnin përçarje d...
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Renato Preza ka...
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në nj...
‘Një politikë të re vendore do të ndjekim për komunitetin eg...
Kandidatja e PD për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, shpalos...
Kryerepublikani Fatmir Mediu është pritur në një takim elekt...
Armando Subashi, kandidati i ASHE për bashkinë e Fierit ka p...
Igli Kokalari ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset e ...
Kandidatja e ASHE për Bashkinë e Sarandës, Florjana Koka ka ...
Nuk ka paqe mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar dje të çregjistro...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...