web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, fushatë në xhami

18 Qershor 2015, 09:37, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama mallkoi ata që po ngjallnin përçarje duke përzier fenë në fushatën elektorale në Konispol. Pak ditë pasi mallkimi i tij bëri xhiron e botës në televizione, agjenci lajmesh, portale e rrjete sociale, kreu i qeverisë kërkoi në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, mbrëmë, që feja të mos përzihej në politikë.

E madje tha se në raste të tilla do ta përsëriste pa droje mallkimin. Por vetë kryeministri është shfaqur duke bërë fushatë në një xhami. Fotoja është marrë teksa ai ka vizituar xhaminë e re të Dragostunjës, në Librazhd. Është bërë pak orë përpara intervistës në Opinion. Kryeministri shfaqet në xhami me bluzën që mban veshur në fushatë, atë me numrin që PS ka në fletën e votimit. Përpara imamit të xhamisë, myftiut të Tiranës Ylli Gurra, disa besimtarëve dhe banorëve të Dragostunjës ai mbajti edhe një fjalim ku foli për ndërtimin e xhamisë së re si simblo të vullnetit të mirë, të realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Kryeministri uroi edhe besimtarët për muajin e Ramazanit. Zyra e shtypit në kryeministri saktësoi se ai e zhvilloi këtë aktivitet në rolin e kreut të qeverisë dhe jo si kryetar i Partisë Socialiste, ndonëse mbante para besimtarëve simbolet e partisë. Sipas saj, kreu i qeverisë devijoi nga rruga që po bënte për të shkuar në Librazhd në një takim elektoral. Por duket se gjithçka ka qenë e menduar. Xhamia ishte zbukuruar për pritjen e kryeministrit dhe dhjetëra banorë ishin njoftuar për t’u grumbulluar për ta pritur. Shfaqja e simboleve të PS dhe numrit që kjo parti ka në fletën e votimit është një thirrje ndaj besimtarëve për ta votuar këtë subjekt, çka është një përzjerje e pastër e politikës me fenë. Pak ditë më parë në Tiranë, Erion Veliaj bëri pjesë të fushatës së tij imamin e Farkës, i cili në një takim elektoral me militantë e simpatizantë të Partisë Socialiste, bëri thirrje për të votuar Veliajn.

Lapsi.al





Lajmet e fundit nga