web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilaçet e rimbursueshme, prokuroria identifikon edhe 10 farmaci të tjera në skemën abuzive

16 Qershor 2015, 06:27, Aktualitet CNA

Prokuroria e Tiranës, krahas hetimit për katër farmacitë fiktive, ka mundur të zbardhë edhe emrat e dhjetë farmacive të tjera, të cilat kanë kryer të njëjtën skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se janë edhe 10 shoqëri farmaceutike, të cilat kanë përvetësuar shuma të mëdha parash me anë të ilaçeve të rimbursueshme me dokumente fiktive dhe me ndihmën e punonjësve të Fondit.

Sipas informacioneve të organit të akuzës, mësohet se në mesin e këtyre dhjetë farmacive, ka nga ato të cilat kanë përfituar nga Fondi i Rimbursimit më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën e firmosur mes tyre dhe Drejtorisë Rajonale. Nga verifikimi i dokumentacionit, hetuesit thonë se janë konstatuar shuma të mëdha parash që kanë kaluar për llogari të 10 farmacive të tjera me firmën e drejtorit tashmë të arrestuar, Pjerin Xhuvani.





Lajmet e fundit nga