Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Nga Klodian TOMORRI
Ka një skenë që regjisorët e kanë përdorur rëndom në filmat e Hollivudit. Është një situatë ku burri kthehet në shtëpi dhe e gjen bashkëshorten në shtrat me dikë tjetër. Në të gjitha rastet batuta e preferuar që skenaristët vënë në gojën e partneres së kapur gafil është; “Nuk është ashtu siç duket.” Të gjithë e kuptojnë që ky është një shfajësim idiot, që njerëzit detyrohen ta thonë vetëm kur kapen në situata ekstremisht të sikletshme. Por në Shqipëri ky shfajësim po rrezikon të kthehet në institucion dhe filozofi qeverisje.
Ditët e fundit mediat publikuan një lajm mbi një fenomen negativ në ekonomi, i cili ka marrë përmasa shqetësuese veçanërisht dy vitet e fundit. Bëhet fjalë për rritjen e fortë e numrit të bizneseve në borxh me shtetin. Në gjuhën e shifrave që publikon vetë qeveria, vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve që nuk kanë mundur të shlyejnë detyrimet tatimore u rrit me 3.5 herë, ndërsa këtë vit tendenca është përkeqësuar edhe më shumë. Këto janë biznese ndaj të cilave janë ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat e mundshme për mbledhjen e detyrimeve, por pa sukses. Sepse janë në vështirësin dhe nuk kanë para të shlyejnë detyrimet. Një ndërmarrje shkon në atë listë, vetëm kur është në grahmat e fundit të saj. Prej këtej nuk është e vështirë të kuptohet se pse fenomeni është thellësisht negativ.
Sipërmarrja private është pjesa më e rëndësishme e një ekonomie. Është kolona që mban në këmbë ngrehinën e saj. Në çdo vend normal rritja kaq e fortë e bizneseve praktikisht të falimentuara do të alarmonte vendimarrjen dhe do të hapte një debat mbarëkombëtar. Në Shqipëri ajo ka shkaktuar një fushatë agresive propagande, ku objektivi i vetëm i autoriteteve është të bindin publikun se “Nuk është ashtu siç duket”.
Nën këtë skenar përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Tatimeve deklaroi se rritja e numrit të bizneseve që nuk kanë paguar taksat lidhet me forcimin e ligjit dhe përmirësimin e administrimit fiskal. Sipas tatimeve deri dje këto biznese toleroheshin dhe nuk publikoheshin tek lista e borxheve. Por ka një problem. Armiku më i madh i makinerisë së rëndë të propagandës që ka instaluar pushteti nuk janë mediat, por numrat e vetë pushtetit. Kushdo që ka njohuritë më elementare të ekonomisë, përvec burokratëve të paditur që shpesh vegjetojnë në sektorin publik, e ka të qartë se treguesi kryesor, i cili mat performancën fiskale nuk është numri i bizneseve në borxh, por të ardhurat që mblidhen në buxhet. Dhe të ardhurat janë të matshme.
Faktet përtej propagandës
Kur miratoi buxhetin dhe paketën fiskale të këtij viti, qeveria parashikoi një rritje me 35 miliardë lekë të të ardhurave nga tatimet dhe doganat krahasuar me vjet. Kjo rritje do të vinte respektivisht, 18 miliardë lekë nga rritja e drejtëpërdrejtë e taksave mbi qytetarët dhe biznesin, 6 miliardë lekë nga përmirësimi i administrimit dhe lufta ndaj evazionit dhe pjesa tjetër prej 11 miliardë lekësh nga kuadri makro, pra rritja ekonomike dhe inflacioni. E thënë më thjesht, pa përmirësuar aspak administrimin, por vetëm si pasojë e rritjes së taksave dhe shtesës natyrale të të ardhurave që vjen nga rritja e ekonomike dhe inflacioni, tatimet dhe doganat do të duhet të mblidhnin këtë vit 30 miliardë lekë më shumë se vjet.
Kjo do të thotë se për katër muajt e parë të ardhurat nga dy institucionet e fiskut në buxhet duhet të ishin minimalisht 10 miliardë lekë më shumë se vjet. Por në të vërtetë sipas të dhënave të vetë qeverisë ato jo vetëm që nuk janë rritur por kanë rënë me 700 milionë lekë krahasuar me vjet.
(http://www.financa.gov.al/?/rapor?/statistika-fiskale-mujore).
Pra edhe pse ka rritur fort taksat mbi qytetarët dhe biznesin, edhe pse cmimet janë më të larta se vjet të ardhurat nga taksat kanë rënë. Përtej borive të propagandës për përmirësim të administrimit, numrat tregojnë një përkeëqësim dramatik në mbledhjen e tatimeve. Dhe sipas shifrave të vetë qeverisë në termat e performancës, 2015-a është viti me rezultatet më të dobëta fiskale, të krahasueshme me 2013-ën kur buxheti u shqye nga zgjedhjet.
Ky është administrimi. Dhe teksa performanca fiskale përkeqësohet dhe bizneset në vështirësi financiare, që nuk kanë para të paguajnë taksat, shtohen me ritme të shpejta, Tatimet trumbetojnw mirëadministrimin. Një situatë paradoksi, ku Tatimet lëvdojnë Tatimet për krizën e tatimeve. Njësoj si me eksodin. Ku shkaku nuk ishte ai që dukej, dmth varfëria. Por një tjetër. Qytetarët ishin mashtruar nga thashethemet. Gjithmonë nuk është ashtu siç duket. Dashnori u pengua dhe pa dashje ra në shtrat.
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Nga Lorisa YLLI Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Nga Astrit PATOZIKjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gat...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...