web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Provokimi në Himarë/ Rikonstruktohen parullat e dikatorit: “Rroftë komandanti ynë i lavdishëm, shoku Enver Hoxha”

20 Maj 2015, 07:31, Aktualitet CNA

Në Himarë, fushata zgjedhore shoqërohet edhe me rilindjen e parullave të komunizmit. Fshati Kudhës, i cili ndodhet pak kilometra larg Himarës, në zonën malore të saj, ka përjetuar një rilindje të vërtetë.

PARULLA E RIKONSTRUKTUAR NE FSHATIN KUDHES TE HIMARES

?Panorama? shkruan sot se dy ditë më parë, banorët e paktë të këtij fshati panë qendrën e tij dhe rrugicat e shtruara me gurë të ndriçuar, siç nuk e kanë parë gjithë jetën.

Një projekt rikonstruksioni i nisur vjeshtën e shkuar ka përfunduar dhe tashmë fshatit i është rikthyer bukuria e munguar. I vendosur mes malesh, pa pamje nga deti, i banuar kryesisht nga mjeshtër të blegtorisë, Kudhësi sot ka një arsye më shumë për t?u vizituar.

Ndërtesat në qendër të fshatit, që dikur ishin vatra e kulturës dhe zyrat e kooperativës, të rrënuara dhe pa çati, por me muret në këmbë, sot janë kthyer si dikur, edhe më të reja. Por rikonstruksioni i tyre nuk ka prekur parullat e kohës së komunizmit, ku glorifikohej Partia e Punës dhe udhëheqësi Enver Hoxha.

Në ndërtesën kryesore në qendër të fshatit, para një sheshi të shtruar me gur të skalitur, pas rikonstruksionit të çatisë dhe mureve, parulla për Partinë e Punës me kaligrafinë e kohës dallohet edhe më e qartë./ Panorama





Lajmet e fundit nga