web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat: Ambasadorët në protestat kundër Gruevskit

17 Maj 2015, 08:34, Aktualitet CNA

Për shkak të protestave mbarëpopullore në Maqedoni, në Shkup ambasadorë dhe ish-ambasadorë të huaj do të jenë në radhët e para të protestës. Praninë e ka paralajmëruar Ervan Fuere dhe shumë ambasadorë të huaj të akredituar në Maqedoni.
Me këtë garantohet se protestat do të jenë të qeta dhe demokratike ku qytetarët e Maqedonisë për herë të parë në histori do të kenë mundësinë që të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të qetë dhe të sigurtë ndaj qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski që dyshohet sipas opozitës se është i përfshirë në vrasje, krim dhe korrupsion.

Opozita akuzon se Nikolla Gruevski çdo herë inskenon konflikte mes maqedonasve dhe shqiptarëve me qëllim që të heqë vëmendjen e opinionit, në këtë linjë ishte edhe incidenti i fundit në Kumanovë ku u vranë 8 policë të njësiteve speciale.
Maqedonia rrezikon ta humbë rekomandimin për anëtarësim në BE, pasi politikat e qeverise aktuale te Nikolla Gruevskit jane në kundërshtim me vlerat evropiane. Sipas opozites, Gruevski dhe kushërinj tij Sasho Mijallkov kontrollojnë mbi 50 përqind te biznesit ne Maqedoni dhe nuk janë te interesuar qe Maqedonia te anëtarësohet ne Bashkimin Evropian.





Lajmet e fundit nga