web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD proteston sot në Korçë, pjesëmarrës dhe Basha

18 Prill 2015, 08:51, Politikë CNA

Partia Demokratike ka organizuar ditën e sotme një protestë në qytetin e Korçës. Protesta e radhës e PD-së si pjesë e turit për protesta nëpër qytetet kryesore të vendit është paralajmëruar që disa ditë më parë se do zhvillohet sot në orën 12:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i saj, Lulzim Basha.

Nuk dihet nëse demokratët do të vijojnë protestat deri në fund, duke patur parasysh se kundërshtari i tij ka nisur gati për të bërë shtabet elektorale për fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Dy ditë më parë PD e degës së Korçës janë shprehur se kanë hasur probleme nga bashkia e e qytetit për zhvillimin e protestës edhe pse siç u shprehën ata policia i ka dhënë leje.





Lajmet e fundit nga