web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulçe: Koncensioni, zgjidhja më e mirë për rrugët në Shqipëri

13 Prill 2015, 14:14, Ekonomi CNA

Qeveria deklaroi si zgjidhje të vetme për menaxhimin e rrugëve dhënien me koncesion të tyre. Duket se rasti më flagrant i një rruge të pamenaxhuar e që bllokohet sa herë përkeqësohet moti është rruga e Kombit e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 1 miliardë euro në kohën e qeverisë Berisha dhe vazhdon ende të kushtoj aktualisht. Nga ana e tij eksperti për rrugët Artur Sulçe argumenton se dhënia me koncesion është zgjidhja e vetme për menaxhimin e rrugëve.

“Dhënia me koncesion do ta detyrojë koncensionarin që të bëj investimin e nevojshëm në mënyrë që të rregulloj sigurinë në qarkullim dhe koncesionari do përgjigjet për aksidentet. Pjesa e dytë mbas tunelit të Thjerrës përfshihet herë pas here në aksidente pothuajse pjesë e pambaruar dhe ndoshta dhe në projektim dhe realizimin e projektimin nuk ka standardet e duhura. Nga mbrapa tunelit në drejtim të Kukësit është një zonë që ka pasur shumë aksidente dhe janë përfshirë shumë mjete në aksidente dhe ndoshta kjo është një defekt.





Lajmet e fundit nga