Mbërritja e Bernard Law Montgomery në 13 gusht 1941 në qendrën e Armatës së Tetë në frontin e El Alamein u pa me shumë mosbesim nga trupat. Gjenerali i ri, nga familje fisnike, ishte i njohur për sjelljen e ftohtë dhe kryelartë ? dhe kjo nuk ndryshonte nga mesatarja e shumë zyrtarëve të lartë anglezë ? por shoqërohej edhe nga fama e një puritani të papërkulur. Dy vjet më parë kish bërë të qeshte të gjithë trupën e ekspeditës me një qarkore mbi rrezikun e sëmundjeve veneriane si dhe rëndësinë që ushtarakët të tregoheshin të matur.
Nëse mendohet që në shkretëtirën egjiptiane, ku temperatura i kalonte të 40 gradët gjatë ditës, disiplina përfundonte pashmangshmërisht me lirime dhe që zyrtarët që vinin vërdallë ekspeditës ndesheshin me ushtarë të mbuluar vetëm nga shenjat e gradave të vizatuara mbi shpatull, kuptohet lehtë se si ai komandant i ri, maniak i rregullit dhe disiplinës, shihej nga veteranët me frikë dhe mosaprovim.
Inercia angleze në Tobruk
Në atë post e kish dashur Winston Churchill vetë, i pakënaqur me inercinë e pashpjegueshme të Gjeneralit Claude Auchinleck, komandant i forcave angleze në Lindjen e Mesme, i cili në qershor kishte asistuar pa reaguar në humbjen e Tobrukut, që u ripushtua nga Afrika Korps të Erwin Rommelit.
Në përparimin e ri italo gjerman, bërë i mundur nga fakti që në muajt e parë të 1942 marina angleze kishte më shumë vështirësi në interceptimin e furnizimeve nga Italia dhe nga fakti që në brigjet afrikanë nafta dhe municionet mbërrinin më në fund në sasi të mjaftueshme, ?dhelpra e shkretëtirës? kishte arritur, me anë të manovrave të shpejta dhe të paparashikueshme të kolonave të tij të blinduara, që të prishte kompaktësinë e armikut. Anglezët i kishin lënë në duar plot 30 mijë të burgosur dhe shumë material dhe ishin tërhequr deri në linjën e El Alamein, ledhi i fundit mbrojtës para Aleksandrisë, vetëm disa qindra kilometra larg, dhe delta e pasur e Nilit.
bota.al
18:15
Aktualitet
Me anë të nëntë vëzhgimeve të ndryshme kërkuesit arritën të ...
17:45
Aktualitet
Në fillim Nick Hess nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Sapo ha...
17:36
Aktualitet
1.Juda Iskarioti e tradhtoi Jezu Krishtin për 30 monedha arg...
17:30
Aktualitet
Komuniteti i biznesit që operon në vendin tonë ka paraqitur ...
17:20
Aktualitet
Këshilli Bashkiak në Durrës ka miratuar gjatë mbledhjes së s...
17:18
Aktualitet
Kisha Ortodokse në kryeqytet ka nisur përgatitjet për festën...
17:15
Aktualitet
Një hekurudhë midis Kinës dhe Nepalit mund të konsistojnë në...
17:00
Aktualitet
Sipas një drafti të publikuar në ministrinë e Brendshme të G...
16:51
Aktualitet
Me afërsisht 6 mijë libra të dhuruar me porosinë e edukuesit...
16:30
Aktualitet
Hillary Clinton do të shpallë fushatën e saj presidenciale d...
16:30
Aktualitet
Sipas studimeve më të fundit të shkencës, kërkues të Univers...
16:15
Aktualitet
Sipas një studimi amerikan lëngu i qershisë mund të ulë dhim...
16:00
Aktualitet
Larg duart nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, profesor...
15:53
Aktualitet
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Ambasadori i Republ...
15:45
Aktualitet
Zbulohen faqet e regjistrit te sallës komando te Gardës së R...
15:45
Aktualitet
Frymëmarrja me bark konsiderohet si një mënyrë e shëndetshme...
15:37
Aktualitet
Policia rrugore e kryeqytetit ka informuar sot se është bllo...
15:32
Aktualitet
Festa ortodokse e Pashkëve që kremtohet masivisht nga qyteta...
15:30
Aktualitet
Së shpejti, Lisa Marie dhe Hound Dog II, dy avionët që ishin...
15:15
Aktualitet
Sony është duke planifikuar që të investojë 376 milionë doll...