web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Antropologia shpjegon pse tradhtojmë njerëzit e dashur

8 Prill 2015, 23:15, Aktualitet CNA

Antropologia biologe Helen Fisher ka një shpjegim perfekt për arsyen pse njerëzit tradhtojnë të dashurit e tyre.

Sipas saj personi kthehet në qendër të botës dhe ke një dëshirë të madhe për të qenë me të jo thjesht nga ana seksuale por ajo emocionale. Mund të radhisim një numër të madh arsyesh pse nuk duhet të qëndrojmë me të por diçka të shtyn përpara. Sipas saj e gjitha është një fiksim.

Nga ana biologjike, arsyeja është me pak romantike.

Pasi testuan trurin e personave të dashuruar skuadra u tregoi atyre fotot e një personi të rëndësishëm dhe pastaj të personit të dashur. Ata regjistruan pjesët e trurit aktive teksa ishin duke parë foton e partnerit. Pjesa aktive është e njëjtë me atë të një personi i cili kërkon kokainë. Kjo do të thotë se dashuria romantike nuk është një emocion por një shtysë.

Problemi qëndron në faktin se dashuria romantike nuk është i vetmi sistem i trurit që është aktiv kur biem në dashuri. Për këtë arsye, sipas saj ne jemi në gjendje të dashurojmë më shumë se një përson në të njëjtën kohë. Ja pra pse njerëzit tradhtojnë të dashurit e tyre.

 

 

 





Lajmet e fundit nga