web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arsyet pse konsumimi i çajit duhet të jetë i përditshëm

8 Prill 2015, 19:00, Aktualitet CNA

Ndërsa të gjithë vazhdojnë të çmenden pas kafes, do të donim t?ua tërhiqnim vëmendjen për t?iu kthyer çajit, pijes që mund t?ju qetësojë kur doni të qetësoheni, ose t?ju zgjojë kur doni të zgjoheni.
Parimisht, çaji është fantastik dhe duhet ta konsumoni sa më tepër që të mundeni. Ndërsa të gjithë vazhdojnë të çmenden pas kafes, do të donim t?ua tërhiqnim vëmendjen për t?iu kthyer çajit, pijes që mund t?ju qetësojë kur doni të qetësoheni, ose t?ju zgjojë kur doni të zgjoheni.

Ja cilat janë arsyet për ta konsumuar atë përditë:
1. Çaji përgatitet më lehtësisht se kafja/ Për të përgatitur kafen, ju duhet një pajisje, ose mund t?ju duhet të thërrmoni kokrrat e kafesë, ndërsa për të bërë çajin, gjithçka që ju duhet është ujë i zier, çaji dhe një filxhan. Kaq e thjeshtë!

2. Çaji jeshil forcon kockat/ Për të moshuarit, studimet kanë treguar se konsumimi i çajit mund të ndihmojë në pakësimin e riskut për të vuajtur nga osteoporoza.
3. Çaji mund t?ju qetësojë/ Disa kërkues kanë sugjeruar se çaji i sanës mund të shërbejë si një gjumësjellës natyror dhe i butë. Një studim gjerman me 202 të rritur gjeti se ata që përdorën ekstrakte të këtij çaji ndiheshin më të çlodhur dhe patën cilësi më të mirë të gjumit sesa ata që morën anksiolitikë.

4. Ai mund të lehtësojë alergjitë sezonale, para se ato t?ju kapin/ Nëse vuani nga alergji stinore, mund t?ju bëjë mirë konsumimi i përditshëm i çajit nga gjetja e hithrës. Megjithëse nevojiten kërkime të tjera, një studim me 69 njerëz gjeti se gjethet e ngrira të hithrës mund të përmirësojnë simptomat e alergjisë.
5. Disa ekspertë besojnë se konsumimi i çajit mund të jetë më i mirë sesa konsumimi i ujit/ Kërkuesit e Revistës Europiane të Ushqyerjes Klinike gjetën se çaji hidraton po aq sa uji, duke zëvendësuar lëngjet e humbura në organizëm. Për shkak se çaji përmban antioksidantë, ai ofron një hidratim shtesë.





Lajmet e fundit nga