web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimet në Marinzë, Braçe: Bankers nisi të flasë, ky ishte qëllimi im

7 Prill 2015, 17:18, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook pas reagimit të bërë pak më parë kompania Bankers Petrolium. Në reagimin e tij Brace shprehet se në fund të fundit këtë doja, që bankes të niste të fliste me publikun.

?Bankers nisi të flasë. Dhe kjo është gjë e mire!! Nuk ndjehem aspak keq qe një emali për mua i është shpërndarë gjerësisht medias. Këtë kërkova dhe unë në fund të fundit, që bankers ti flasë publikut. Përtej këtij fakti dua te sqaroj disa gjera formalisht;

E para, te gjitha njoftimet qe Bankers pretendon ne 1 prill e ditët ne vijim e qe sipas saj i drejtohen publikut, nuk janë gjëkundi, duke nisur faqen zyrtare te kompanisë; Transparenca për ngjarjen nis këtu.

E dyta, unë e çmoj shume angazhimin parësor te Bankers ditën e shpërthimit-shpëtimin e jetëve njerëzore, por qe nuk pati viktima nder banore ate dite ishte thjesht fat, jo pune e Bankers; pune e Bankers ishte një operacion i përgjegjshëm dhe i sigurt për punëtorët se pari dhe banoret ne zonën e operimit;kjo nuk rezultoi të ishte e tillë.

E treta, unë nuk mund te pranoj faktin qe Bankers nuk merr përsipër as pergjegjesine me te vogël për cfare ka ndodhur ditën e shpërthimit; operacioni ka qene i saj, pretenduar me kontrollin automatik e kompjuterik me te avancuarin qe mund te gjendet dhe shpërthimi nuk mund te justifikohet me rastesi numrash e ngjarjesh-ne 9 puse nuk ndodhi dhe tek njeri rastisi; Jo, operacioni hidrokarbur ishte I Bankers dhe Bankers është tërësisht përgjegjëse për të dhe pasojat dramatike të tij.

E katërta, edhe pas këtij email-i unë ende nuk kam një shpjegim te qarte e shterues per teknologjine e përdorur nga Bankers ne operacionet e saj, posaçërisht edhe ne kete rast; mbi te gjitha a eshte kjo teknologji ne standard me industrinë kudo ne zona naftëmbajtëse e me shume se kaq, cilat jane pasojat e kësaj teknologjie ne shtresat nëntokësore, mbi to ne mjedis, pastaj për njerëzit, shëndetin tërësor, jetën, pronën e punën e tyre; Interesi public nuk mund të tkurret thjesht tek interesi tregtar I Bankers, për mu anis nga shqiptarët dhe përfitimet e tyre.

E pesta, Bankers vijon te pretendoje se ka investuar ne 10 vite ne mënyrë konstante cdo vit deri ne 1.2 miliard dollarë!! Ky pretendim është një problem i madh kur flasim për përfitimet e shqiptareve; shpenzimet jane elementi kyç ne atë faktorin e famshëm kontraktual sipas te cilit ne ende nuk marrim tatim fitimi nga aktiviteti tregtar i Bankers Petroleum; Ndaj duhen prova. Qartësisht faturat, një më një deri sat ë bëhen 1.2 miliardë dhe bankers e ka të vështirë të vërtetojë ketë.

E gjashta, Bankers pretendon se i ka dhene shtetit shqiptar 500 milion dollare ne formen e tatimeve dhe taksave, vleren e prodhimit me ndarje per Albpetrol etj; Kam kerkuar te verifikohet nga institucionet kjo shifer, por kjo nuk mund te kompleksoje asnje, mua jo e jo por edhe cilindo institucion qe duhet te bej detyren e tij ligjore per rastin ne fjale por edhe për gjithë veprimtarinë e Bankers; Thene kete me duhet ta coj te verteten deri ne fund: Bankers në 10 vjet. Ka patur të ardhura bruto 2. 395. 389.000dollarë.

Konkretisht: Ne vitin 2005-13,389 milion usd, ?06-31,586 milion usd, ?07-61,289 milion usd, ?08-110,253 milion usd, ?09-86,614 milion usd, ?10-170,376 milion usd, ?11-339,918 milion usd, ?12-432,138 milion usd, ?13-566,386 milion usd, ?14583,120 milion dollare. Ne fund; Bankers thote se eshte angazhuar me autoritetet vendore per te paguar demet e shkaktuara ne shtepite e banoreve!! Ne baze te cilit standard meqe per gjithçka është referuar standardi. Nga gjithe informacioni qe une kam; Zona ku ka ndodhur shpërthimi është kthyer në të pabanueshme. Unë nuk e di kush do ta marrë përsipër të kthejë banorët atje për të jetuar, për më tepër kur prona e tyre-toka që është elementi kyc për jetën dhe ekonominë e tyre, nuk është e sigurtë si e qëndrueshme dhe as produktive më për bujqësi e blegtori. Përtej kesaj, ky nuk mund të jetë process I varur nga Bankers, ajo ka dëmtuar deri në katastrofë dhe ka vec një detyrim, të paguajë. Gjykata duhet të vendosë deri në c?nivel duhet të paguajë.  Dhe e gjitha duhet te jete transparente deri ne fund?, shkruan Braçe.





Lajmet e fundit nga