web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja fiton me zemër kundër Armenisë, Mavraj e Gashi çojnë delir Shqipërinë

29 Mars 2015, 17:52, Aktualitet CNA

 

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë , me rezultatin 2-1 për kombëtaren tonë. Ishte me të vërtetë një ndeshje që dhuroi emocione të mëdha si për tifozët që ndodheshin në shkallët e ?Elbasan Arena?, ashtu edhe për të gjithë Shqiptarët që po e ndiqnin drejtpërdrejt ndeshjen.

Në fakt, kombëtarja Shqiptare u ndëshkua me një gol shumë të shpejtë në minutën e 3-të, kur Mërgim Mavraj dërgoi gabimisht topin në portën tonë. Menjëherë pas golit, skuadra ?kuqezi? u mundua të kundërpërgjigjej, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit, madje në dy raste u ndal nga shtylla. Megjithatë, në pjesën skuadra nuk po zhvillonte lojën e dëshiruar nga trajneri. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Armenëve.

Në fillimin e  pjesës  së dytë, trajneri De Biazi e kuptoi që diçka nuk po shkonte në lojën e skuadrës dhe kreu dy zëvendësime të menjëhershme, duke larguar Abrashin dhe Memushaj, për ti lënë vendin Shkëlzen Gashit dhe Emir Lenjanit. Zëvendësimet dhanë rezultatet e tyre dhe menjëherë Shqipëria kërcënoi disa herë portën Armene. Pak minuta më vonë Odise Roshi zëvendësohet nga Hamdi Salihi. Në minutën e 77-të Armenia mbeti me 10-të lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Hambardzumyan.  Vetëm 7-të minuta më vonë, Mërgim Mavraj barazoi rezultatin me  një goditje me kokë, duke justifikuar kështu edhe autogolin në pjesën e parë. Në këtë moment Shqipëria merr zemër dhe kërkoi me ngul golin e dytë dhe u shpërblye kur në minutën e 82-të , Shkëlzen Gashi realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën. Duhet thënë se disa minuta para përfundimit, Armenia pati një rast të mirë për shënim por lojtari kundërshtar gaboi me portën e boshatisur. Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e parë, në kuotën e 7-të pikëve, duke qenë më pranë se kurrë në ëndrrën e kualifikimit në ?Euro 2016?





Lajmet e fundit nga