I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Ministria e Financave është përfshirë në skandale të mëdha financiare, si dhe vjedhje e abuzime me paratë e buxhetit të shtetit. Një kontroll i Drejtorisë së Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Financave ka nxjerrë shkelje që kapin shifra marramendëse prej dhjetëra miliona eurosh. Në raportin e publikuar nga vetë mediat e majta pranë qeverisë vihet re se mes shkeljeve rezulton dhe një superskandal që ka të bëjë me marrjen e një kredie sindikale. Sipas gjetjeve të Auditit të Brendshëm të ministrisë, kjo kredi është marrë në kushte të jashtëligjshme pasi është marrë me një vlerë disa herë më të lartë se sa oferta më e lirë e paraqitur. Konkretisht, Drejtoria e Auditimit adreson marrjen e një kredie sindikale në formën e huamarrjes qeveritare si një prej shkeljeve më të rënda të zbardhura gjatë vitit 2014, pasi sipas raportit kjo kredi është blerë rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me ofertën më të lirë të paraqitur.
?Shkelje me pasoja të rënda financiare për buxhetin në procedurat e huamarrjes publike, për kredinë sindikale, me pasojë blerjen e huasë më të shtrenjtë në treg për rreth 60 milionë euro më tepër se sa oferta më e lirë e paraqitur, si pasojë e shkeljes së rregullave ligjore dhe pabarazisë në trajtimin e konkurruesve ofertues?, thekson raporti i Drejtorisë së Auditimit.
Nga ana tjetër, një tjetër gjetje ka zbardhur shpërdorim, vjedhje, falsifikim dhe parregullsi në menaxhimin e buxhetit nga Agjencia e Auditimit të Fondeve të Asistencës Akredituar nga BE.
1.6 milion USD dieta dhe udhëtime për 2014
Por ndërsa ka bllokuar projektet e Bashkisë Tiranë dhe ka kryer një sërë shkeljesh të tjera të rënda, Ministria e Financave ka financuar me plot 1.6 milionë dollarë udhëtime jashtë shtetit dhe dieta për stafin e saj. Raporti i Auditit të Brendshëm vë në dukje lidhjen e jashtëligjshme të kontratave apo shpenzimeve me natyra të ndryshme, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.6 milion dollarësh. Bëhet fjalë për mashtrime në administrimin e fondeve publike, shpërdorim i fondeve të shoqërive shtetërore, shkelje me pasoja të rënda në procedurat e huamarrjes publike, por edhe me pagesat për udhëtim e dieta jashtë vendit.
Në fakt këto janë vetëm një pjesë e gjetjeve nga 66 kontrollet e kryera në Ministrinë e Financave nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm i këtij dikasteri. Gjetjet në fjalë i ka zbardhur raporti vjetor i këtij institucioni për vitin 2014, në të cilin theksohet se është zbuluar një dëm i përgjithshëm prej 1.6 milionë dollarësh (166,828,000 lekë) shkaktuar në arkën e shtetit. Raporti vëren se për shkak të këtyre shkeljeve janë marrë në total 84 masa ndëshkimore, ndërkohë që janë bërë 4 kallëzime penale për 12 zyrtarë dhe 3 autorë të tjerë.
Ministria shkelje ligjore me Fondin e Abu Dhabit për bulevardin e Tiranës
Auditi i Brendshëm ka evidentuar gjithashtu shkeljet e Ministrisë së Financave në lidhje me fondin Abu Dhabi, fond ky i destinuar për financimin e projektit të Bashkisë për bulevardin e Tiranës.
Konkretisht Auditi ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore në fuqi për huanë e siguruar nga Fondi i Abu Dhabit për Zhvillim, me destinacion bulevardin e Tiranës, e dhënë me nënhua për Bashkinë Tiranë, në shumën rreth 7.44 miliardë lekë.
Në lidhje me këtë projekt, Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe sekretaren e Përgjithshme të kësaj ministrie, për bllokimin e kredisë për ndërtimin e bulevardit të ri. Marrëveshja e huasë për zgjatimin e bulevardit të Tiranës është lidhur më datë 21 mars të vitit 2013 ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, si dhe është ratifikuar në Parlament më 3 maj të po atij viti. Që prej asaj kohe dhe aktualisht projekti i financuar nga Fondi Abu Dhabi për bulevardin e Tiranës vijon të bllokohet dhe të mbahet peng nga qeveria.
Nga ana tjetër, Auditi ka konstatuar abuzime me zbatimin e procedurave të pagesave nga llogaria e qeverisë me autorizim të ish-drejtuesve të Ministrisë së Financave gjatë vitit 2013, nga veprimet e kryera nga 5 degë Thesari: Dibër, Elbasan, Delvinë, Gjirokastër, Devoll, Ersekë duke shkelur radhën e pagesave në favor të disa operatorëve ekonomikë dhe diskriminim të të tjerëve në radhë. Shkelje të procedurave në përdorimin e fondit rezervë të qeverisë, për të mbuluar pagesa të paqarta, nga Këshilli i Ministrave dhe të paargumentuara për t?u mbuluar ky fond nga buxheti i shtetit.
Nga kontrolli i ushtruar, raporti vë në dukje një sistem të dobët të kontrollit të brendshëm për menaxhimin e borxhit publik, mungesë manualesh, procedurash, etj., si për huamarrjen ashtu dhe nënhuamarrjen etj.
Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re salamandrash, një...
Deputetja demokrate, Mesila Doda, përmes një postimi në Face...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Agron Hyqmet Kubu...
Një trup i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme në Malë...
Rihapja e muzeumit Bardo në Tunizi, pas sulmit mbi turistët ...
Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme në Ma...
Këngëtari korcar, Endri Prifti i njohur për publikun si një ...
Rebecca Ferguson është një këngëtare me një vokal fantastik....
Një 26 vjeçar ka zgjedhur një mënyrë proteste paksa të pazak...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në...
Kryeprokurori i Kroacisë Dinko Cvitan i cili ndodhet që prej...
Këngëtarja e ëmbël britanike, është shfaqur shumë klas në da...
Shumë prej nesh përpiqen që të flenë 8 ose 9 orë cdo natë....
A do të zëvendësohen gazetarët nga robotët kur shkruajnë laj...
Instagrami ka lancuar një aplikacion, të quajtur “Layout”, q...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë është duke u...
Opozita ka vijuar protestën e përditshme para kryesisë së Ku...
Kuzhina është një nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë d...
Kërcënime për shpronësime, paralajmërime për dërgimin e refu...
Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...